Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Bufi: PSSH do te çoje ne Gjykate Kushtetuese amendimet ne ligjin e legalizimeve

Të reja

Bufi: PSSH do te çoje ne Gjykate Kushtetuese amendimet ne ligjin e legalizimeve

11 Jun 2008    
Opozita është e vendosur për ta çuar ligjin e legalizimeve në Gjykatën Kushtetuese. Nënkryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive prodhuese, Ylli Bufi, është shprehur se jo vetëm kundërshtimet që ka patur Partia Socialiste ndaj ndryshimeve të bëra në ligj, të cilat janë kontestuar edhe nga grupet e interesit, por edhe mënyra e votimit të tij në seancën e dytë ditëve më parë, ka qenë e paligjshme.

Kjo për faktin, se ky projektligj, nuk ishte në axhendën e seancës dhe deputetët nuk kishin në tavolinat e tyre materialet e nevojshme.

“Besoj, se janë shumë arsye për të kaluar në një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, sepse disa nga amendamentet bien ndesh me Kushtetutën. ALUIZNI nga një agjenci e bashkërendimit të proçedurave për legalizimet, kthehet në një agjenci ekzekutive, që i ka të gjitha kompetencat. Madje, kalohet edhe në absurd, sepse agjencia merr kompetenca edhe për çështje të planifikimit të territorit, që është anti-ligjore, anti-kushtetuese dhe për mendimin tim, fare pa sens. Me sa duket, kthimi që i bëri Presidenti i Republikës, nuk ia arriti qëllimit për të cilin ai e ktheu. Përmirësimet ishin fare të parëndësishme, fare të pandjeshme, madje, ndryshimet që u bënë krijojnë më shumë probleme në mënyrën se si do të zbatohet ky ligj.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm