Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Bushati: Mungesa e vaditjes djeg investimet e fermereve dhe tokat bujqesore

Të reja

Bushati: Mungesa e vaditjes djeg investimet e fermereve dhe tokat bujqesore

29 Jun 2008    
Në vendin e dytë më të pasur në Europë me burime ujore kulturat bujqësore dhe paratë e fermërëve digjen cdo ditë. Në vendin ku vaditja duhet të përbënte avantazhin kryesor në bujqësi, është kthyer në barrën kryesore të problematikave në këtë sektor. Partia Socialiste lëshon sot sinjalin S.O.S për mungesën e vaditjes së tokave në bujqësi. Qeveria sot është e paaftë dhe mjaft e korruptuar për të na thënë se si do të jetë buqjësia nesër.

Mijëra hektarë tokë e mbjellur me misër, bostan dhe produkte të tjera bujqësore janë duke u djegur nga mungesa e ujit për vaditje dhe kjo paradoksalisht ndodh në vendin e dytë në Europë për burime ujore. Kjo situatë është e pafalshme për qeverinë shqiptare e cila bashkë me tokat e punuara po djeg edhe investimet e bujqërve dhe fermerëve në vend më papërgjegjshëmrinë dhe mungesën e poltikave.

As edhe një investim efikas për vaditjen do të thotë: Më shumë varfëri në fshat. Çmime më të larta në tregjet e ushqimeve të freskëta në qytet.

Sipas studimit të fundit të Bankës Botërore, në Shqipëri vetëm cereku i tokave bujqësore vaditet ndërkohë që vetëm 1/6 e pompave të trashëguara ujitëse janë në përdorim. Paratë e shqiptarëve flaken sot në programe të dështuara që nuk arrijnë të rehablitojnë, mirëmbajnë apo menaxhojnë dot situatën e degraduar me sistemet e vaditjes.

Shkaktarë të kësaj situate janë:

- Abuzimi dhe keq perdorimi i fondeve te caktuara per vaditje,

- Shkatërrimi i strukturave kontrolluese të bujqësisë në varësi të ministrisë.

Në vendin e dytë më të pasur në Europë me burime ujore kulturat bujqësore dhe paratë e fermërëve digjen cdo ditë. Në vendin ku vaditja duhet të përbënte avantazhin kryesor në bujqësi, është kthyer në barrën kryesore të problematikave në këtë sektor. Partia Socialiste lëshon sot sinjalin S.O.S për mungesën e vaditjes së tokave në bujqësi. Qeveria sot është e paaftë dhe mjaft e korruptuar për të na thënë se si do të jetë buqjësia nesër. Në programin e ri qeverisës, Partia Socialiste parashikon një orientim bujqësor të strukturuar, që do të nxjerrë fshatin nga ngërçi i pafund ekonomik.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm