Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Bushati: Shqiperia ka produktivitetin bujqesor krahasueshem vetem me vendet afrikane

Të reja

Bushati: Shqiperia ka produktivitetin bujqesor krahasueshem vetem me vendet afrikane

07 Jul 2008    
Shqipëria ka sot produktivitetin bujqësor më të ulët në Europë dhe të krahasueshëm vetëm me atë të vendeve afrikane. Në zonat rurale, mungesa e metodave dhe infrastrukturës moderne tashmë kanë shtyrë jetën në fshat në kufijtë e mbijetesës. Prodhimet e bujkut vendas, të kërkuara nga konsumatori, në më të shumtën e rasteve nuk arrijnë dot në një treg të vërtetë. Frytet e një pune të mundimshme, shpesh përfundojnë të kalbura apo të dëmtuara, pa arritur tek qytetari, që gjendet vetëm disa km larg.

Fshatari shqiptar është 3 herë më i varfër se fqinji i tij në Maqedoni, kjo, sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore mbi bujqësinë në Shqipëri. Të ardhurat për kokë të bujkut shqiptar, janë vetëm 2,500 dollarë në vit, ndërsa ato të një bujku ngjitur në shtetin fqinj, janë mbi 7,500 dollarë. I braktisur nga qeveria, fshati shqiptar, sot vetëm sa mbijeton me të ardhurat më të ulëta që mund të marrë nga toka që ka në përdorim.

Shqipëria ka sot produktivitetin bujqësor më të ulët në Europë dhe të krahasueshëm vetëm me atë të vendeve afrikane. Në zonat rurale, mungesa e metodave dhe infrastrukturës moderne tashmë kanë shtyrë jetën në fshat në kufijtë e mbijetesës. Prodhimet e bujkut vendas, të kërkuara nga konsumatori, në më të shumtën e rasteve nuk arrijnë dot në një treg të vërtetë. Frytet e një pune të mundimshme, shpesh përfundojnë të kalbura apo të dëmtuara, pa arritur tek qytetari, që gjendet vetëm disa km larg.

Bujqësia sot ka probleme të rënda në burimet e prodhimit, ndërkohë që nuk po ofrohet asnjë strategji për ta nxjerrë nga gjendja e pashpresë në të cilën ndodhet. Pasojat e funksionimit të mangët të strukturave shtetërore kanë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e sipërfaqes së kultivuar dhe prodhimtarisë, duke sjellë dështimin e pritshëm të një investimi të arritur me aq sakrificë. Investim, që në pjesën dërrmuese të rasteve është fryt i të ardhurave nga emigracioni.

Partia Socialiste tërheq vëmendjen e qeverisë për fshatin, sepse mungesa totale e politikave të zhvillimit dhe të orientimit, kanë lënë në udhëkryq njerëzit që punojnë dhe jetojnë në zonat rurale. Programi i ri i Partisë Socialiste, ka në qëndër të tij bujqësinë dhe pëmirësimin e jetës në fshatin shqiptar.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm