Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Çfarë fshihet pas 7 pasaportave të Lulit?

Të reja

Çfarë fshihet pas 7 pasaportave të Lulit?

30 Apr 2011    

Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS, Erjon Brace ka vazhduar të denoncojë identitetin e shumëfishtë të Lulit të Saliut. Dokumenti i bërë publik nga deputeti socialist tregon me detaje të gjithë numrat dhe datat e lëshimit të 7 pasaportave lëshuar për përdorim shtetasit Lulzim Basha, tre të zakonshme dhe katër diplomatike. 7 pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010.  Brace në deklaratën e tij për mediat tha se qytetarët duan të dinë: “Çfarë favoresh kanë vijuar pas këtij keq përdorimi flagrant”.


Më poshtë do të lexoni deklaratën e plotë të deputetit të PS, Erjon Braçe:



Prej dy javësh një Tiranë e tërë kërkon të dijë se kush është Lulëzim Basha. Këtu, nga kjo foltore, ne kemi formuluar në pyetje shqetësimin e qytetarëve të Tiranës mbi identitetin dhe pasurinë e Lulëzim Bashës. Ish ministri Basha nuk përgjigjet! Ai fsheh të vërtetën njësoj siç ju fsheh mediave fushatën!
 
Ne, nuk kemi ndërmend të pranojmë heshtjen për përgjigje: më keq, gënjeshtrën sy për sy për përgjigje zyrtare. Sot dua të paraqes provat për identitetin e ish Ministrit Basha:
 
 - Ish ministri Lulëzim Basha ka disponuar dhe përdorur në kohë të ndryshme këto 7 pasaporta: 3 të zakonshme dhe 4 diplomatike:
 
Pasaportë e vjetër: nr 0160138
Lëshuar në datë 13. 12. 1995, skaduar në datë 13.12. 2000
 
Pasaportë e vjetër: nr. 0846319
Lëshuar në datë 04.08. 1997, skaduar në datë 04. 08. 2002
 
Pasaportë e zakonshme: nr. Z 0084399
Lëshuar në datë 29. 05. 2002, skaduar në datë 28. 05. 2012
 
Pasaportë diplomatike: nr D0012560
Lëshuar në datë 10. 10. 2003, skaduar në datë 10. 10. 2008
 
Pasaportë diplomatike: nr D0001210
Lëshuar në datë 22. 01. 2007, skaduar në datë 21. 01. 2017
 
Pasaportë diplomatike: nr. D0001313
Lëshuar në datë 22. 01. 2007, skaduar në datë 21. 01. 2017
 
Pasaportë diplomatike: nr. DC0762158
Lëshuar në datë 10. 05. 2010, skaduar në datë 09. 05. 2020
 
Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se:
·    Për periudhën 4 Gusht 1997 deri në 4 Gusht 2002 Lulëzim Basha ka disponuar 2 pasaporta.
 
·    Për periudhën 29 Maj 2002 deri në 4 Gusht 2002 Lulëzim Basha ka disponuar 3 pasaporta.
 
·    Për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008 Lulëzim Basha ka disponuar 4 pasaporta, ndër to tre diplomatike.
 
·    Për periudhën 10 Tetor e në vijim Lulëzim Basha ka disponuar 3 pasaporta, të treja diplomatike.
 
Siç mund ta shihni, identitetin e shumëfishtë ministri e ka përdorur që në fillim në vitet ’90! Identiteti i shumëfishtë është praktika themelore e përdorur prej tij në të gjithë këto vite.
Dy pasaportat e para të tij, ato me nr. 0160138, 0846319 kanë qenë të vlefshme njëherësh për periudhën 4 Gusht 1997- 4 Gusht 2002. kjo është periudha kur Lulëzim Basha ka kryer blerjen e shtëpisë në Hollandë.  Po të analizosh datat, shes se pasaporta nr. 0160138 ka patur afat skadence 13 dhjetor 2000. Kjo pasaportë figuron në aktin e blerjes së shtëpisë në Hollandë në dhjetor të 2001, pra një vit pas skadimit të saj. Lulëzim Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati për të, por në sistem këto shtyrje nuk ekzistojnë.
 
Por në këtë periudhë Basha ka patur një pasaportë të dytë të vlefshme me nr.0846319. Këto të dhëna dhe veprimet e kryera me pasaportat kërkojnë përgjigjen e Lulëzim Bashës për:
 
·    Përse gjatë 15 viteve të fundit ke përdorur identitet të shumëfishtë përmes dy apo tre pasaportave të vlefshme njëherësh?
 
·    Përse në Dhjetor 2001 ke përdorur për të blerë shtëpi me pasaportën me probleme me nr. 0160138 të shquar si amerikane dhe jo pasaportën e dytë të vlefshme me nr. 0846319?
 
·    Çfarë favoresh kanë vijuar pas këtij keq përdorimi flagrant?
 
Qytetarët janë të parët dhe përgjigja juaj për ta duhet të jetë e para!
Kur rritesh si gënjeshtar ke kurajon të gënjesh cilindo sy më sy, duke nisur nga i pari, qytetari!


Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm