Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Dalipi: Media dhunohet nga Kryeministri, se publikon korrupsionin e mosmbajtjen e premtimeve

Të reja

Dalipi: Media dhunohet nga Kryeministri, se publikon korrupsionin e mosmbajtjen e premtimeve

29 May 2008    
Kërcënimet, që ditën e parë të këtij kuvendi, ngriten dhe po mbajnë gjallë, sot në mbylljen e vitit të tretë të kësaj mazhorance, një mekanizëm politik kontrollues, një frymë që synon të penalizojë rebelët dhe kundërshtarët mediatikë, të mbajë nën fre të urtët e frikacakët si dhe të përdorë të bindurit e të paguarit.

Në tre vjet, stinëve politike nuk i kanë munguar fushatat akuzuese, poshtëruese, denigruese të kryeministrit të vendit ndaj fjalës dhe lirisë. Këtu kemi dëgjuar hanxharët politikë dhe hanxharët financiarë të medias. Këtu kemi dëgjuar media mafia, trafikantë fjalë dhe pluhuri.

Kërcënimet, që ditën e parë të këtij kuvendi, ngriten dhe po mbajnë gjallë, sot në mbylljen e vitit të tretë të kësaj mazhorance, një mekanizëm politik kontrollues, një frymë që synon të penalizojë rebelët dhe kundërshtarët mediatikë, të mbajë nën fre të urtët e frikacakët si dhe të përdorë të bindurit e të paguarit.

A mundesh që me një standart të tillë , të ndryshkur, sic e quajti veten kryeministri dje, ju zonja kryetare , në dhe kushdo zyrtar i lartë shqiptar t'i kërkojë, Brukselit, Bashkimit Evropian të hapë dyert për të pranuar brenda vetes një shtet, qeveria e të cilit nuk ka lidhje me parimet dhe filozofinë e këtij unioni.

A është fajtore media se ka publikuar pasuritë e vajzës së kryeministrit dhe vetëm pyet se si janë vënë këto pasuri me një biznes të vogël,

A është fajtore media që solli në sytë e shqiptarëve një tragjedi kombëtare si ajo e Gërdecit dhe bëri gjithcka për të treguar shkaktarët e hapjes së 26 vrarëve të pafajshëm?

A është fajtore media se publikoi me emra konkretë dëshmitë e personave që guxonin të përmendnin përfshirjen e djalit të kryeministrit në aferën e vdekjes?

A është faji i medias se publikoi dëshmitë e të mbijetuarve se numëruesi i predhave të vdekjes ishte baxhanaku i ndjerë i kryeministrit

A është fajtore media se publikoi deklaratën e vetë kryeministrit shqiptar se një nga gazetat më prestigjoze në botë , N.Y.T është letër higjenike dhe se ajo ka botuar përgjime mafioze?

A është fajtore media që ka kërkuar që kryeministri Berisha t'i rikthehet premtimeve për rihapjen e hetimeve të vrasjeve të Azem Hajdarit, Florian Vilës, etj dhe e ka kërkuar nga ai personalisht zbardhjen e krimeve

A është fajtore media që i ka kërkuar të lirojë nga detyra e kryetatimorit Arben Sefgjinin si të implikuar në një vrasje sipas organit të akuzës, shtetërore dhe të mirëfilltë politike sipas raporteve ndërkombëtare, dhe të mos ushtrojë presion mbi drejtësinë?

A është fajtore media se pas një bashkëpunëtori të kryeministrit shqiptar gjen një njeri të inkriminuar, një hajdut, një shpërdorues të parasë dhe pronës publike dhe i përmend emrin të shoqëruar me deklaratën e vet të pasurisë?

A është fajtore media që publikon raportet e BE, Dep. Amerikan, Amnisti International, Bankës Botërore, CIA, Freedom House, e shumë agjencive të specializuara që Shqipërinë e Saliut e rendisin si kampione të korupsionit nga kryeministri deri te polici e infermieri, të informalitetit, mungesës se standarteve minimale, lirisë, infrastrukurës dhe gjithcka ka të bëjë me kontributin e tij.

A është fajtore media që publikon konkluzione jo të sajat, por të BE dhe Shqipëria rendidet e 59, e fundit në listë, për zhvillim ekonomik në kontinentin evropian.

A është fajtore media që Dep. Amerikan deklaron se zhvillimi i vendit rrezikohet nga administrata e politizuar, ngritur nga kryeministri Berisha.

A është fajtore media që cdo vit raporte të organizatave anekënd botës , kryeministrin Berisha, fatkeqësi për ju e për ne, e cilësojnë si censorin më të madh të lirisë, dhunuesin më të egër të fjalës, si denigruesin më të pamëshirshëm të personit, si përfolësin, cinikun, baltëhedhësin dhe akuzatorin më të paepur në historinë politike shqiptare të cilido kundërshtari.

A është faji i medias që publikon fjalët e kryeministrit sic ai i thotë dhe të vetmet që ai di të thotë: kod vdekje, akt profanie i tmershëm, kufomë, skifter i fjalës, kukuvajkë e zezë mjerimi, mercenar, barbar, cnjerëzor, media turpi, zoti iu ndjeftë?!

A është faji i medias që vetëm pasqyron cka shkruhet në rrugët nacionale e ato të Tiranës " mirësevini në Saligrad", Berisha - Mugabe, Berisha- Lukashenko.

Kjo është një betejë të cilës i dihet fituesi. Do fitojë pushteti i përjetshëm, fjala dhe liria e saj. Pushteti i Saliut është fizik, ka dhe fund. Fajtorë jeni ju këtu që keni lejuar këtë mekanizëm, stilolaps të ndryshkur që vazhdon e shkruan letra anonime në emer të të gjithë juve dhe i publikon si qendrime partie duke e shndërruar këtë kuvend me mazhorancë dhe pakicë, institucionin e kryeministrit, politikën në tërësi në një objektiv të një arme që nuk mund të gabojë sic është fjala e lirë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm