Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Edi Rama merr mbeshtetje e asistence per Programin e ri te PSSH nga lideret europiane

Të reja

Edi Rama merr mbeshtetje e asistence per Programin e ri te PSSH nga lideret europiane

01 Jul 2008    
Në këtë kongres, Kryetari i PSSH Rama ka patur kënaqësinë për të zhvilluar takime të veçanta me Kancelarin e Austrisë Alfred Gusenbauer, me Kryeministrin bullgar Sergei Stanishev dhe me Presidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht liderin e PASOKUT George Papandreu.

Ka nisur punimet në kryeqytetin grek Athinë, Kongresi i Internacionales Socialiste. Partia Socialiste përfaqësohet në Kongresin e 23 të Internacionales Socialiste me kryetarin e saj Edi Rama dhe drejtues të rëndësishëm të saj. Gjatë punimeve të këtij kongresi, kryetari i PSSH Edi Rama, bëri një ekspoze të shkurtër të nismës “Dialog me Shqipërinë duke u shprehur se, ky proces do të ndihmojë PSSH për një program realist dhe konkret, për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Në këtë kongres, Kryetari i PSSH Rama ka patur kënaqësinë për të zhvilluar takime të veçanta me Kancelarin e Austrisë Alfred Gusenbauer, me Kryeministrin bullgar Sergei Stanishev dhe me Presidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht liderin e PASOKUT George Papandreu.

Në takimin miqësor që zhvilloi me Kancelarin Gusenbauer, Rama mori mbështetje për asistencë dhe ekspertizë për Programin e Ri të PSSH-së. Kancelari austriak u shpreh se: “Ne jemi gati t'ju mbështesin dhe ndihmojmë në programin tuaj qeverisës.

Gjithashtu në takimin e zhvilluam me Kryeministrin bullgar Stanishev, Rama ka marrë mbështetje. Kryeministri bullgar Stanishev u shpreh: “Do t'ju asistojmë me ekspertët më të mirë për programin tuaj të ri.

Kryetari i PSSH Rama ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht liderin e PASOKUT George Papandreu si edhe me liderë të tjerë europianë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm