Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Faktori shqiptar te ngrihet mbi dasite partiake e te perfaqesoje aspiratat e shqiptareve ne Maqedoni

Të reja

Faktori shqiptar te ngrihet mbi dasite partiake e te perfaqesoje aspiratat e shqiptareve ne Maqedoni

02 Jun 2008    
PSSH sërish shpreh shqetësimin për incidentet e përsëritura gjatë fushatës zgjedhore dhe dënon dhunën e shënuar dje gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni. Ne shprehim bindjen, se forcat politike në Maqedoni udhëhiqen nga parimi universal, se në një shoqëri demokratike, dhuna për të qëndruar në pushtet apo për të marrë pushtetin është e papranueshme.

Ne inkurajojmë udhëheqësit e forcave politike, të dënojne aktet e dhunës dhe të angazhohen që kjo të mos rishfaqet në ato zona ku do të kete përsëritje të zgjedhjeve.

Faktori shqiptar duhet të ngrihet mbi dasitë partiake dhe të përfaqesojë realisht aspiratat e shqiptarëve për një Maqedoni demokratike dhe të integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ata duhet të frenojnë militantët e tyre ekstremiste për të mos rënë pre e provokacioneve që kërkojnë ta mbajnë shqiptarët në qerthullin e konfliktualitetit.

Këto akte kompromentojnë integritetin e zgjedhjeve dhe krijon vonesa për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

PSSH kërkon që forcat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të vazhdojnë të luajne rolin e tyre konstruktiv, pavarësisht në qeverisje apo opozitë, duke konsoliduar vlerat demokratike dhe rolin që faktori shqiptar luan në rajon me vizionin e qartë të integrimit të rajonit në familjen e vlerave euroatlantike.

Pergjigjia e pyetjes per mocionin ndaj Kryetares se Kuvendit:

Ne deri tani, kemi ngritur një grup pune me ekspertë, duke shqyrtuar shkeljet që përbëjnë shkelje flagrante të Kushtetutës, për tejkalim të kompetencave nga ana e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm