Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Faleminderit çdo socialisti për besimin dhe bashkëpunimin në gjithë këto vite

Të reja

Faleminderit çdo socialisti për besimin dhe bashkëpunimin në gjithë këto vite

07 Oct 2017    

*Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Gramoz Ruçi:

 

Para se të fillojmë me procedimin për rendin e ditës, dua të bëj me dije Asamblenë Kombëtare në lidhje me dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare. Duke ju falenderuar ju dhe të gjithë ata që kanë qenë para jush në këtë forum të lartë të Partisë Socialiste, për besimin e dhënë në shumë vite pune të përbashkët në këtë asamble. Arsyet e dorëheqjes besoj se të gjithë i kanë parasysh, lidhur me detyrën e re që më keni ngarkuar; ku gjej edhe njëherë rastin të falenderoj Kryetarin e Partisë, të falenderoj dhe ju që në mbledhjen e kaluar më propozuat për këtë detyrë. Falenderoj Grupin Parlamentar, i cili konkretizoi këtë propozim të Asamblesë Kombëtare. Sigurisht që detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është një detyrë e rëndësishme që do kohë të plotë për përmbushjen e detyrave që ka ky forum i lartë i partisë; dhe mbi të gjitha është një zbatim konkret i statutit të partisë: që detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është e pa pajtueshme me çdo funksion tjetër që është me kohë të plotë të ngarkuar. Kështu, për t’i hapur rrugën Kryetarit të Partisë që ka të drejtën për të menduar dhe propozuar kandidaturën për Sekretarin e Përgjithshëm. 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm