Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Fokusi kryesor i Shqipërisë, Reforma në Drejtësi dhe hapja e negociatave me BE

Të reja

Fokusi kryesor i Shqipërisë, Reforma në Drejtësi dhe hapja e negociatave me BE

19 Nov 2018    

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vizitë zyrtare në Bundestag dhe Qeverinë gjermane:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët Ervin Bushat e Blerina Gjylameti,  zëvendësministrja e Drejtësisë Teuta Vodo, si dhe zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj, nisi një vizitë zyrtare në Bundestag dhe Qeverinë gjermane.

Delegacioni zhvilloi paraditen e sotme takim me Joachim Pfeiffer, anëtar i parlamentin gjerman në grupin e CDU/CSU.

Gjatë fjalës së tij z. Balla theksoi tre çështje të rëndësishme. E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapërgatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm, ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus Reformën në Drejtësi, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i Vettingut në radhët e kandidatëve të KLGJ dhe KLP është drejt përfundimit.

Çështja e dytë e ngritur në takim ishte Reforma Zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë. Për herë te parë në draftin e përgatitur janë pasqyruar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE për procesin zgjedhor që nga 2013.

Lufta ndaj krimit të organizuar ishte çështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos për sa i përket kultivimit të kanabisit.

Shembull i qartë i kësaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurt në Europë.

Nga ana e tij deputeti gjerman shfaqi interes te madh për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe të investimeve të huaja. Z. Pfeiffer ofroi mbështetjen e tij për rritjen e investimeve të kompanive gjermane në vendin tonë, sidomos në fushën e infrastrukturës, turizmit dhe agro-kulturës. Ai theksoi se perspektiva e Shqipërisë patjetër që është Bashkimi Europian dhe këtë bindje e krijon edhe fal fjalëve të shkëlqyera që dëgjon për Shqipërinë nga kolegët e tij.

Në fund të takimit zoti Balla shprehu angazhimin e tij konkret, edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani, në ndërtimin e një pakete lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane.

Shumë shpejt një delegacion me deputetë gjermanë dhe investitorë të fushave të turizmit, agro-kulturës, infrastrukturës do të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër potencialin e Shqipërisë në këto fusha.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm