Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › FRESSH: Berisha, cinik me femijet ne nevoje

Të reja

FRESSH: Berisha, cinik me femijet ne nevoje

03 Jun 2008    
Ky kryeministër që na thotë se do t'i bëjmë fëmijët të parët e të parëve, si për cudi u kujtua për ta tashmë që për ditët e tij në qeverisje ka nisur numërimi së prapthi. Me lojën e tij të vjetër ku cdo gjë cilësohet priorotet, por në fakt cdo gjë është interes, këtij Kryeministri i janë bërë kaq shumë prioritete saqë fëmijët kanë ngelur në vendin e fundit të axhendës së tij imagjinare.

Spektakli i djeshëm i Kryeministrit, na bën me turp. Pas shfaqies cinike dhe propagandistike të 1 Qershorit, kur njerëz te veshur me pushtet shtirreshin sikur ishte një ditë e lumtur dhe e gezueshme për të gjithë, FRESSH ishte e vetmja organizate e cila preku në thelb realitetin trishtues të cilin Kryeministri Berisha e ka thelluar këtë kategori fëmijësh. Duhet t'i kujtojmë Berishës se fëmijët Romë vërtet janë lënë në harresë nga institucionet e tij, por për fat të keq ka dhe shumë fëmijë të tjerë, të cilët detyrohen të punojnë për të nxjerrë bukën e gojës, e jo të shkojnë në bankat e shkollave, sepse qeveria e tyre edhe pse thotë se i ka shumë përzemër, nuk u garanton minimumin e nevojshëm jetik. Demagogu i madh Berisha thotë se i kemi të gjitha resurset për të ndihmuar këto shtresa.

FRESSH është i kënaqur që pas 3-vitesh gjumi letargjik më në fund arriti të zgjoi ARIUN Berisha. Ky kryeministër që na thotë se do t'i bëjmë fëmijët të parët e të parëve, si për cudi u kujtua për ta tashmë që për ditët e tij në qeverisje ka nisur numërimi së prapthi. Me lojën e tij të vjetër ku cdo gjë cilësohet priorotet, por në fakt cdo gjë është interes, këtij Kryeministri i janë bërë kaq shumë prioritete saqë fëmijët kanë ngelur në vendin e fundit të axhendës së tij imagjinare.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm