Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › FRESSH: Berisha te mos beje demagogji me femijet e rruges

Të reja

FRESSH: Berisha te mos beje demagogji me femijet e rruges

02 Jun 2008    
Kryeministri Berisha të mos bëjë fushatë me fëmijët e rrugës dhe fëmijët jetimë. Pasi ka konsumuar tre vite të mandatit të tij qeverisës, i kujtojmë Kryeministrit të vendit që duhet t'i kishte bërë me kohë strategjitë në ndihmë të fëmijëve pa mbështetje, të cilët gjithnjë e më shumë po mbeten peng i trafikimit dhe abuzimit.

Kjo kategori e fëmijëve, prej tre vitesh të mandatit qeverisës të zotit Berisha, është në rrugët e Kryeqytetit, të cilat Kryeministri i përshkon cdo ditë me eskortën e tij.

Deklaratat e sotme të Kryeministrit FRESSH i shikon si një demagogji e rradhës e cila bëhet thjesht dhe vetëm për të larë gojën.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm