Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › FRESSH: Kryeministri te mos rrije indiferent perballe grevisteve te Gerdecit

Të reja

FRESSH: Kryeministri te mos rrije indiferent perballe grevisteve te Gerdecit

18 Jun 2008    
FRESSH i bashkohet protestës së punëtorëve të Gërdecit në shenjë solidariteti. Është e papranueshme që Kryeministri i vendit bredh gjithë Shqipërinë duke bërë premtime të reja pa mbajtur të vjetrat në të ashtuquajturin “Shqipëria në NATO, në një kohë kur qytetarët e këtij vendi dhe sidomos ata të Gërdecit kanë më shumë nevojë për Kryeministrin e tyre.

Ky Kryeministër as nuk denjon të shkojë t'i takojë apo t'i përmendë në ndonjë nga turet e tij.

FRESSH i kërkon Kryeministrit të vendit të bëhet burrë dhe të dëgjojë hallet e personave që i vetë i hodhi në erë, pikërisht ata persona që në këtë moment po vuajnë mospërfilljen e kësaj Qeverie të papërgjegjshme.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm