Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › FRESSH ne diten nderkombetare te Mjedisit: Mjedisi kancerogjen i Xhuvelit

Të reja

FRESSH ne diten nderkombetare te Mjedisit: Mjedisi kancerogjen i Xhuvelit

05 Jun 2008    
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, sot, në ditën e Mjedisit, shpreh shqetësimin e tij për situatën e rëndë të ndotjes së ajrit dhe për rrezikun që i kanoset hapësirave të gjelbërta dhe pyjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi mushkritë e vendit tonë po sëmuren gjithnjë e më rëndë dhe madje po zhduken, duke na kthyer në një popull që në vend të marrë frymë e të thithë ajrin e pastër dhe të ndryshimit, po kthehet në një pacient, që mbase pas disa kohësh do të ketë nevojë të jetojë me bombulat e oksigjenit me vete.

Një “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka ministri i Mjedisit, Zoti Lufter Xhuveli, një ministër, gjatë legjislaturës të së cilit, jemi njohur me fenomëne të reja dhe alarmante, sikurse janë ato të djegjes së hektarëve të tërë të tokave e pyjeve, të përbytjes dhe daljes së lumenjve nga shtratet, me pasojë shkatërrimin e agrikulturave, si dhe të ndotjes së liqeneve ku shkarkohen inerte, apo mbetje të ngurta e toksike, e deri te papastërtitë e deteve e plazheve, me pasojë sëmundje të rënda infektive, që ndihen në mënyrë direkte mbi kurrizin e pushusve shqiptarë dhe të atyre të huaj. E pra, përballë kësaj situate, ai ka treguar paaftësinë e tij për të parandaluar e për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemeve, duke krijuar një imazh të zymtë për Shqipërinë, si një vend, i cili ato pasuri të mëdha natyrore që ka, nuk i shfytëzon në dobi të qytetarëve, por në inetres të pushtetarëve.

Zoti Xhuveli nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin për të cilin populli e ka zgjedhur, atë për t'i garantuar të gjithë shqiptarëve një mjedis më të mirë dhe të shëndetshëm. Ai nuk mund të vazhdojë dot më ta bëjë edhe për shumë kohë këtë detyrë, pasi në memorien tonë kolektive, do të mbetet një ministër, i cili për herë të parë dhe të fundit që është parë në publik, mbahet mend të ketë mbjellë dy pemë në një shkollë të kryeqytetit. Pra ky ka qenë mjedisi që Xhuveli na ka dhuruar: ai i dy pemëve. Por ndërkohë që ai mbolli dy pemët e vetme të 4-vjetëve të tij si turist, në shumë zona të vendit, shumë rrënjë të tjera u shkulën dhe vëndin e tyre e zunë tymërat dhe ndotjet e panumërta të mjeteve motorrike, të cilat vendet e Bashkimit Europian i kanë mbyllur prej dekadash në garazh, ndërsa vendi ynë i merr dhe kjo e bën edhe më të keqe cilësinë e ajrit, pasi Xhuveli nuk ka mundur t'i japë vendit një ligj, ku të minimizohet ndotja e mjedisit nga helmet e naftës Eurodiesel 1 dhe të Mercedesave 240-tësh, të cilat janë karikatura më e mirë e Shqipërisë së varfër që ai e Berisha, sëmurin çdo ditë e më shumë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm