Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › FRESSH:1 Qershori, feste dhe reflektim

Të reja

FRESSH:1 Qershori, feste dhe reflektim

01 Jun 2008    
1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve, është dita e festës së tyre. Një ditë, në të cilën çdo fëmijë duhet të jetë i gëzuar. Por, për fat të keq, në Shqipëri kjo nuk ndodh, sepse sot, jo çdo fëmijë ka mundur t'i gëzohet kësaj dite. Kjo sepse, shumë vogëlushë, enden rrugëve duke shitur paketa cigaresh, duke lypur, apo edhe duke mbledhur kanaçe pranë koshave të plehrave. Dhe për këtë situatë, është përgjegjës një person i vetëm:

1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve, është dita e festës së tyre. Një ditë, në të cilën çdo fëmijë duhet të jetë i gëzuar. Por, për fat të keq, në Shqipëri kjo nuk ndodh, sepse sot, jo çdo fëmijë ka mundur t'i gëzohet kësaj dite. Kjo sepse, shumë vogëlushë, enden rrugëve duke shitur paketa cigaresh, duke lypur, apo edhe duke mbledhur kanaçe pranë koshave të plehrave. Dhe për këtë situatë, është përgjegjës një person i vetëm: Ministri i Papunësisë, Papërgjegjshmërive Sociale dhe Shanseve të Pabarabarta. E kemi quajtur kështu, sepse, edhe pse në fakt ai është ministri i Punës, në të vërtetë ai është një ministër që nuk punon. Është një ministër që nuk bën asgjë për të parandaluar fenomenin e tmerrshëm të kthimit të fëmijëve në krahë pune, ndërkohë që ka një kod pune në Republikën e Shqipërisë, që e ndalon kategorikisht një gjë të tillë. Ky ministër është kthyer në ministrin e papunësisë për të rriturit, ndërkohë që, për ironi të fatit, është bërë ministri i punësimit të të miturve. Sot, edhe pse është ditë e dielë, dhe çdokush ka të drejtën legjitime të bëjë pushim, ministri, duke parë situatën alarmante, duhej të ndodhej në vendin e tij te punës, për të bërë që gjërat të ndryshojnë dhe të marrin një zgjidhje. Por me sa duket, një moral i tillë, është i paimagjinueshëm për këtë Qeveri.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm