Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › FRESSH,nisme per programin e PS per te rinjte

Të reja

FRESSH,nisme per programin e PS per te rinjte

02 Jul 2008    
Turi do realizohet gjatë muajve korrik dhe gusht dhe do të ketë 18 ndalesa. I ftojmë të gjithë të rinjtë, pa dallim bindjesh apo përkatësishë politike, të bashkohen me ne për të mos pranuar më në heshtje vendime arbtitrare që merren për ta, por të bëhen zotër të fatit të tyre, duke kontribuar me ide dhe energji pozitive, në mënyrë që Partia Socialiste, forca e ndryshimit të vendit, të dijë se çfarë ata kërkojnë dhe më pas t'i realizojë kërkesat e tyre, ndryshe nga Parti të tjera, që bëjnë sikur e dinë se çfarë të rinjtë duan, në një moment kur kontakti i tyre me të rinjtë, në të vërtetë është zero.

Qeveria aktuale, kishte një program të sajin politik, që duhej të zbatonte për të rinjtë, por duke qenë se gënjeshtrat e “Kryeministrit-Pinok, kanë arritur kulmin për sa i takon të rinjve. Duke parë se programet e Ministrit të tij për të rinjtë kanë mbetur vetëm në letër, atëherë Fressh është i detyruar të zëvendësojë pushtetarët e paaftë që nuk dinë t'i realizojnë projektet, në mënyrë që të rinjtë nesër të kenë një të ardhme më të sigurt dhe që arsimimi i tyre të mos shndërrohet në papunësi, si pasojë e një vizioni të ngushtë njerëzish, që kanë për qëllim ardhjen në pushtet dhe jo qeverisjen e vendit. Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, do të nisë një tur me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Synimi i këtij turi do të jetë nxitja e të rinjve për t'u bërë pjesë aktive në politikë dhe në jetën sociale. Për herë të parë në 17 vjet tranzicion, të rinjtë do të ndërgjegjësohen dhe do të ftohen të marin në dorë fatin e tyre, si dhe t'i përcaktojnë vetë përparësitë dhe interesat që u takojnë, si palë shumë më pranë problemeve përkatëse, në krahasim me politikanë të caktuar që jetojnë në lluks dhe që nuk kanë kurrëfarë kontakti me realitetin.

Tani e tutje, ajo që s'është bërë në 3 vjet nga kjo Qeveri për të rinjtë, do të bëhet nga Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, i cili do të bashkëbisedojë me bashkëmoshatarët e tij dhe do t'i hedhë idetë dhe shqetësimet e tyre në një libër, i cili më pas do të jetë programi i Partisë Socialiste për ta, kur kjo e fundit të fitojë zgjedhjet dhe të Qeverisë me impulsin e duhur vendin në vitin 2009.

Turi do realizohet gjatë muajve korrik dhe gusht dhe do të ketë 18 ndalesa. I ftojmë të gjithë të rinjtë, pa dallim bindjesh apo përkatësishë politike, të bashkohen me ne për të mos pranuar më në heshtje vendime arbtitrare që merren për ta, por të bëhen zotër të fatit të tyre, duke kontribuar me ide dhe energji pozitive, në mënyrë që Partia Socialiste, forca e ndryshimit të vendit, të dijë se çfarë ata kërkojnë dhe më pas t'i realizojë kërkesat e tyre, ndryshe nga Parti të tjera, që bëjnë sikur e dinë se çfarë të rinjtë duan, në një moment kur kontakti i tyre me të rinjtë, në të vërtetë është zero.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm