Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Gjermania mbështet tërësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian

Të reja

Gjermania mbështet tërësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian

21 Jun 2018    

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare:

Z. Kryetar i Kuvendit,

Kolege e kolegë deputetë,

Në mënyrë të përsëritur Lulzim Basha po mundohet të pengojë funksionimin normal të Kuvendit të Shqipërisë.  Sot, ndryshe nga seancat e kaluara, nuk dëgjuam diçka për Babalen. 

(Deputetët e PD-së fillojnë t’u bien tavolinave..) Bjerini, bjerini sa të mundeni.  Kjo është pamja, Sali, ku degjeneroi partia jote dhe partia e idealeve të Dhjetorit.

Sa për deklaratën bombë të servirur nga kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, dua ta them shumë qartë që mënyra sesi e tha Lulzim Basha sot vendimmarrjen e koalicionit të madh në Gjermani ka të bëjë me mënyrën se si e lexon Babalja vendimmarrjen për hapjen e negociatave dhe për pozicionin e mikes së Shqipërisë, kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në fakt, e vërteta e madhe është se Gjermania po e ndjek me vëmendje këtë proces. Gjermania ka të njëjtin pozicion sikurse ka mbajtur edhe me Malin e Zi. Dua ta ndaj me të gjithë shqiptarët se qeveria e koalicionit të madh CDU/CSU e SPD, ashtu sikurse edhe Bundestagu gjerman, ku përveç partive në koalicion, ka edhe parti të tjera që janë në opozitë, mbështesin tërësisht hapjen e negociatave.

Të jeni të sigurt se qeveria gjermane është promotorja e një mbështetjeje të madhe të Shqipërisë në Samitin e 28 qershorit.

Ti Lulëzim, u mundove të bëje gjithçka kundër hapjes së negociatave.

Edhe kjo panoramë turpëruese për degradimin e Partisë Demokratike është turpi juaj dhe sigurisht që nuk i bën nder as Shqipërisë.

Ndoshta duket paksa e veçantë që Taulant Balla shqetësohet për fatin e Partisë Demokratike, por në fund të fundit edhe Partia Demokratike ka qenë një aset i rëndësishëm i pluralizmit shqiptar.

Të kesh për kryetar Lulin është sikur të kesh kryetar Babalen.

Luli dhe Babalja sot janë njëlloj. E vërteta është që aq keq e ke punën me Babalen, sa ke dy seanca plenare që Babalen nuk e ke më pjesë të transmetimit në “Facebook”,  sepse Babales i doli lëngu o Lul dhe lëngun nuk ke më vend ku ta fusësh.

Kolegë deputetë,

Z. kryetar i Kuvendit,

duke arsyetuar mbi degradimin e Partisë Demokratike, në përfundim të fjalës time ju kërkoj që në zbatim të Rregullores së Kuvendit, meqenëse nuk duan të flasin nga ana e opozitës, ne tërhiqemi për të kaluar në votim.

Faleminderit!  Të fala Babales.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm