Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Grupi i PSSH, Brace: Distancohemi nga aferat e Berishes

Të reja

Grupi i PSSH, Brace: Distancohemi nga aferat e Berishes

24 Jun 2008    
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron si detyrë prioritare denoncimin e këtyre veprimeve që bien ndesh me detyrimet e Shqipërisë që burojnë nga traktatet e marrëveshjet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke distancuar Shqipërinë nga këto veprime të shtetarëve të korruptuar të saj në rradhë të parë të të cilëve qëndron kryeministri i vendit Sali Berisha.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nisur nga bërja publike e një sërë faktesh shqetësuese lidhur me trafikimin e armëve nga ana e zyrtarëve të lartë të Shtetit Shqiptar; dhe sidomos nga të dhënat më të fundit që po dalin rishtazi për implikim të strukturave të larta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Shqipërisë në trafikim armësh në dëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit; duke konsideruar se kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha e ka pasur filozofi dhe praktikë të vazhdueshme pune trafikun e armëve; trafikim që ai e ka kryer me vetëdije të plotë; siç e ka pranuar edhe vetë në prononcimet publike në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare dhe në dëm të interesave dhe reputacionit të vendit, i ka dërguar nje letër denoncuese

Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB,

Amnesty International,

Rrjeti i Aksionit Ndërkombëtar për Armët e Vogla (IANSA),

OXFAM, ku faktohet në mënyrë të qartë implikimi i Sali Berishës dhe qeverive të drejtuara prej tij në trafikim të armëve në zona të nxehta konflikti në disa raste të pohuara edhe nga vetë Sali Berisha.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron si detyrë prioritare denoncimin e këtyre veprimeve që bien ndesh me detyrimet e Shqipërisë që burojnë nga traktatet e marrëveshjet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke distancuar Shqipërinë nga këto veprime të shtetarëve të korruptuar të saj në rradhë të parë të të cilëve qëndron kryeministri i vendit Sali Berisha.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm