Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › I ri-kërkoj Partisë Demokratike të sjellë dy kandidatura për të plotësuar vakancën në KQZ

Të reja

I ri-kërkoj Partisë Demokratike të sjellë dy kandidatura për të plotësuar vakancën në KQZ

01 Nov 2018    
Fjala në Parlament e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla:
 
Z. Kryetar,
Kolegë e kolege deputetë,
 
Kërkova fjalën për të sqaruar sadopak kryetarin e opozitës, i cili në një komunikim për mediat u shpreh se nga dy kandidaturat që ne votojmë, njëra i takon Partisë Demokratike.
Lulzim, të takojnë dy kandidatura, jo një!
 
Pra, nga katër vakanca të krijuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dy kandidatura i takojnë mazhorancës dhe dy i takojnë opozitës, jo një.
 
Përfitoj nga rasti sot që ti ri-kërkoj Partisë Demokratike, opozitës, të sjellë dy kandidatura, jo një.
Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë; nga katër, ke gjysmat.
 
Për sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë jemi vetëm ne, Partia Socialiste e Shqipërisë. Kjo do të thotë se të dyja vendet që i takonin shumicës parlamentare të legjislaturës së vitit 2009-2013, tashmë i takojnë shumicës parlamentare të legjislaturës 2017-2021.
 
Dy ish-anëtarët e KQZ-së, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër, janë dy anëtarë që kanë qenë propozime të Partisë Demokratike, automatikisht dy propozimet e reja i takojnë Partisë Socialiste.
 
E thënë e gjitha kjo edhe pas dëgjesës së zhvilluar në Komision, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ndoqi gërmë për gërmë parashikimet e Kodit Zgjedhor lidhur me prezantimin e katër kandidaturave. Nga këto katër kandidatura u zgjodhën dy dhe sot Kuvendi i Shqipërisë bën votimin për dy kandidaturat, të cilat gjej rastin që ti inkurajoj për të bërë një punë në respekt të plotë të ligjit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të Zgjedhjeve Vendore të Qershorit 2019, për të cilat tashmë KQZ duhet të fillojë përgatitjen për të qenë zgjedhje tërësisht në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por mbi të gjitha në zbatim të ligjit.
 
Për këtë qëllim do i kërkoja të gjithë deputetëve të mbështesin dy kandidaturat e Rezarta Bitrit, një juriste e shkëlqyer, apartiake sikurse e do ligji, po kështu edhe kandidatin tjetër, i cili ushtroi në mënyrë efikase dhe plotësisht të mirë mandatin plotësues nga 2016 e deri më tani, Bledar Skënderi.
 
Faleminderit të gjithëve!
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm