Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Kerkese Zyrtare e FRESSH: Zonja Jozefina Topalli te shpallet Kryeprokurore e Shqiperise

Të reja

Kerkese Zyrtare e FRESSH: Zonja Jozefina Topalli te shpallet Kryeprokurore e Shqiperise

05 Jun 2008    
Që të gjithëve të na jepet mundësia të dëgjojmë e mbetemi gojëhapur me zgjidhjen që znj. Topalli, do t'i japë Gërdecit dhe demokracisë shqiptare, vendosëm të kërkojmë zyrtarisht shpalljen e saj si Kryeprokurore. E kemi me të vërtetë seriozisht!

Duke qenë se historikisht përqendrimi i pushtetit brenda një dore të vetme, ka dhënë rezultatate jashtëzakonisht të mira në Shqipëri, mendojmë se për ta zgjidhur një herë e mirë këtë punën e drejtësisë, ta shpallim znj. Topalli dhe Ministre të Drejtësisë, madje dhe Ministre të Brendshme.

Duke patur parasysh këmbënguljen e vazhdueshme të Kryetares së Kuvendit, për të mos e konsideruar rend të ditës, të shumëpriturin imunitet të z. Fatmir Mediu, edhe pse deputetët përfaqësues të vullnetit të popullit shqiptar, vazhdojnë ta kërkojnë dhe të insistojnë në rëndësinë që hetimi i të sipërpërmendurit ka në zbulimin e fajtorëve të tragjedisë kombëtare të Gërdecit, tragjedi që vrau plot 26 shtetas shqiptarë, plagosi qindra të tjerë dhe shkatërroi jetën e mijëra njerëzve, presupozojmë se znj. Topalli e ka gjetur zgjidhjen supreme të çështjes dhe do të merret vetë me këtë punë.

I kujtojmë znj. Topalli, se Republika e Shqipërisë e ka një Kryeprokurore, e cila për më tepër erdhi plot zjarr e shkëndija dhe se znj. Topalli duhet ta respektojë pushtetin e tretë, duke lënë hetuesinë të bëjë punën e vet. Rrjedhimisht, që të gjithëve të na jepet mundësia të dëgjojmë e mbetemi gojëhapur me zgjidhjen që znj. Topalli do t'i japë Gërdecit, vendosëm të kërkojmë zyrtarisht shpalljen e saj si Kryeprokurore. E kemi vërtetë seriozisht!

Duke qenë se historikisht përqendrimi i pushtetit brenda një dore të vetme ka dhënë rezultatate jashtëzakonisht të mira në Shqipëri, mendojmë se, për ta zgjidhur një herë e mirë këtë punën e drejtësisë, ta shpallim znj. Topalli edhe Ministre të Drejtësisë, madje Ministre të Brendshme. Kështu, ajo do ketë në dorë hetimin, vendosjen e gjyqtarëve, por edhe policinë. Kështu Shqipëria do jetë një shtet me demokraci dhe ndarje të pushteteve të ko-nso-li-du-a-ra!

Me respekt dhe besim, se Kuvendi do ta marrë seriozisht kërkesën tonë, e cila i jep përfundimisht zgjidhje çështjes së “Gërdecit.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm