Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Koordinatorja Kombetare e Forumit te Gruas, Danaj:te kaloje sa me shpejt ligji per barazine gjinore

Të reja

Koordinatorja Kombetare e Forumit te Gruas, Danaj:te kaloje sa me shpejt ligji per barazine gjinore

23 Jun 2008    
Nëse përqendrohemi vetëm tek vendet e rajonit të Europës Juglindore, Shqipëria renditet në vendin e fundit, pas Bullgarisë (21.7%), Kroacisë (20.9%), Serbisë (20.4%), Maqedonisë (29.2%), Kosovës (30%), etj. Për këtë arsye, Forumi i Gruas së Partisë Socialiste, e konsideron shumë të rëndësishëm kalimin sa më të shpejtë të projekt- ligjit të ri për barazinë gjinore.

Dhënia e shanseve dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët është një nga objektivat kryesore të PS. Në këtë kuadër rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në politikë zë një vend shumë të rëndësishëm. Forumi i Gruas Socialiste vë re se vendi jo vetëm nuk ka bërë progresin e dëshirueshëm, por përkundrazi rezulton se përsa i përket përqindjes së grave dhe vajzave në Parlament, Shqipëria ndodhet në vendin e 116, në një renditje prej 135 vendesh, me shifrën 7.1%.

Nëse përqendrohemi vetëm tek vendet e rajonit të Europës Juglindore, Shqipëria renditet në vendin e fundit, pas Bullgarisë (21.7%), Kroacisë (20.9%), Serbisë (20.4%), Maqedonisë (29.2%), Kosovës (30%), etj.

Për këtë arsye, Forumi i Gruas së Partisë Socialiste, e konsideron shumë të rëndësishëm kalimin sa më të shpejtë të projekt- ligjit të ri për barazinë gjinore. I bëjme thirrje Parlamentit shqiptar, që të mos e zvarrisë më tej këtë projekt-ligj, por ta miratojë atë sa më shpejt duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm për mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të grave dhe burrave në të gjitha aspektet e jetës. Ne besojmë që me miratimin e këtij projekt-ligji, Shqipëria përmbush gjithashtu dhe kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian.Partia Socialiste dhe në veçanti Forumi i Gruas është i angazhuar për të punuar për rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjithë hapësirën politike dhe vendimmarrëse në vend. Ne duam dhe do të luftojmë fort që pas zgjedhjeve të vitit 2009, Shqipëria të mos renditet më në vendin e fundit në rajon, por shumë më lart. Stadi aktual i zhvillimit na imponon që sot të mos flasim më vetëm për “barazi në mundësi por ç'është më kryesorja edhe për “barazi në rezultate dhe kjo do të jetë një ndër objektivat kryesorë të Forumit të Gruas Socialiste në punën e tij.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm