Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Kreu i PS, Edi Rama, rizgjidhet Zëvendës President i Internacionales Socialiste

Të reja

Kreu i PS, Edi Rama, rizgjidhet Zëvendës President i Internacionales Socialiste

03 Mar 2017    
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, është rizgjedhur ditën e sotme me votë Zëvendës President i Internacionales Socialiste.

Mandatin e parë Rama e mori në mars të 2013, kur u zgjodh për herë të parë si Zv.President i PES.

Një mandat i dytë ky i sotmi për kryetarin e PS, që është edhe një shenjë besimi dhe vlerësimi për të.

Lajmin për rizgjedhjen e tij si Zv.President i PES e ka bërë me dije vetë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, me anë të një postimi në twitter.

Duke shprehur falenderimin për besimin, Rama shkruan:

“Faleminderit Internacionales Socialiste për besimin e shprehur me votën pro propozimit për Zv.President të saj #KrenarpërPS”.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm