Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Krijohet Bordi i Dialogut me Shoqerine

Të reja

Krijohet Bordi i Dialogut me Shoqerine

29 Jun 2008    
Edi Rama krijoi në qytetin e Shkodrës Bordin e Dialogut me Shoqërinë. Kjo është një tjetër risi në politikë dhe në vetë organizimin e Partisë Socialiste. Ky bord krijon një hapësirë të re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për politikën pa qenë domosdoshmërisht anëtarë partie.

“Duhet të hapet një hapësirë e re, për të gjithë ata qytetarë të interesuar në jetën e komunitetit dhe vendit të tyre. Është një ide e cila ka lindur nga shqetësimet që burojnë prej faktit se shumë njerëz të vlefshëm, që qytetet tona nuk e kanë luksin t'i lënë jashtë vëmendjes dhe pa shfrytëzuar në potencialet e tyre, për fat të keq nuk shërbejnë, sepse partitë politike kanë frikë prej tyre.

Hapja e Partisë Socialiste drejt një grupi më të madh shoqëror, për të patur edhe kontributin e tyre në vendimmarrje është jo vetëm një risi, por edhe një mundësi për ndryshimin e cilësisë së politikës në vend.

“Është koha që ne të kuptojmë se në rast se partive u lind ekskluziviteti i politikbërjes dhe i vendimmarrjes, e në rast se partitë nga ana tjetër këtë ekskluzivitet nuk e ndajnë me shumë aktorë dhe faktor, atëherë rezultati është ky që shikojmë dhe nuk mund të jetë tjetër. Në rast se grupet qytetare të presionit ndërtohen dhe funksionojnë duke krijuar shembuj, siç është ky “Bord i Dialogut me Shoqërinë, të jeni të bindur, se cilësia e politikbërjes do të ndryshojë, cilësia e vendimmarrjes apo ekzekutimit të pushtetit do të ndryshojë.

Në rast se secili prej jush merr përsipër që këtë gjë t'ia thotë dikujt që është si ai apo si ajo dhe në rast se i japim jetë një zinxhiri zemrash e mendjesh që funksionojnë, kjo është plotësisht e mundur. Atëherë me siguri cilësia e politikbërjes do të ndryshoj, ashtu edhe ajo e vendimmarrjes, së bashku me atë të ekzekutimit të vendimeve politikë do të ndryshojë.

Ky bord duhet menduar apo parafytyruar si një urë mes partisë dhe shoqërisë, mes politikës dhe njerëzve, për të bërë të mundur që sa më shumë njerëz t'i afrohen politikës. Jo për t'u bërë politikan, por për t'i shpjeguar të gjithëve se duhet të mbajmë pozicione të caktuara kur jeta jonë e përbashkët ka të bëjë me zgjedhje të caktuara.

Edi Rama e ka çelur në qytetin e Shkodrës bordin e Dialogut me Shoqërinë
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm