Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Kryeministri implikohet me heshtjen e tij ne zvarritjen e imunitetit te Mediut dhe dekretet

Të reja

Kryeministri implikohet me heshtjen e tij ne zvarritjen e imunitetit te Mediut dhe dekretet

02 Jun 2008    
Grupi kuvendor i PSSH i mbledhur në mesditë ka diskutuar mbi dy cështje të rëndësishme: Cështjen e imunitetit të ish ministrit të mbrojtjes dhe ngritjen e një grupi ekspertësh të PSSH, për shqyrtimin e përshtatshmërisë ligjore e konstitucionale, për një mocion ndaj Kryetares së Kuvendit Topalli. Pas mbledhjes së grupit të deputetëve socialistë, Kryetarja Valentina Leskaj u shpreh: “Dy janë çështjet e rëndësishme që ka diskutuar sot Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, dhe besoj se janë shumë të rëndësishme për Kuvendin dhe për të gjithë vendin.

1-Është çështja e imunitetit të për, ish-ministrin e mbrojtjes, Mediu, e cila po futet në kalendat greke. Kjo është çështje e madhe për ne, sepse kanë vdekur 26 vetë, ka shkaktuar mjaft dëme, dhe ka të bëjë me një krim shtetëror, që implikon Ministrin deri dhe Kryeministrin.

Nuk mund të tolerojmë më zvarritjen e procedurave për heqjen e imunitetit të deputetit të Kuvendit, Mediu.

2-Problemi i dytë, ka të bëjë me çështjet e dekreteve lidhur me 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Siç dihet, edhe ato po zvarriten nga Kryetarja e Kuvendit, ku po ndiqen proçedura jo normale dhe jo në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Lidhur me këto dy çështje, në mënyrë të veçantë me Gërdecin, pra me imunitetin e Ministrit, e cila është e patolerueshme, e pajustifikueshme, sepse nuk ka vend në botë, qw do të mblidhte komisionet të numëronin në mënyrë burokratike faqe dokumentash, ndërkohë që janë vrarë 26 njerëz. Ajo që na bën ne përshtypje, është heshtja e Kryeministrit, i cili nuk ka reaguar, nuk është prononcuar për këto dy çështje madhore. Për sa i përket çështjes së mocionit për Topallin, kemi ngritur grup ekspertësh, që po shqyrton përshtatshmërinë ligjore e konstitucionale lidhur me këto dy çështje. Natyrisht mocioni është akt politik, që ne e kemi në proçes, por nuk do të ndalemi vetëm te çështja e mocionit lidhur me këto dy probleme.

Ndërsa e pyetur nga media nëse janë votat për këtë mocion të mundshëm, Kryetarja e grupit kuvendor të PSSH, Leskaj u shpreh se kjo nuk është një cështje llogarish matematikore, por standardesh dhe morali, që duhet të ketë çdo politikan me detyrën që kryen.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm