Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Kryetari i PSSH, Edi Rama merr mbeshtetje ne Bruksel nga perfaqesues te Parlamentit Evropian

Të reja

Kryetari i PSSH, Edi Rama merr mbeshtetje ne Bruksel nga perfaqesues te Parlamentit Evropian

24 Jun 2008    
Kryetari i PSSH, Edi Rama vazhdoi takimet në Bruksel me të tjerë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE.
Gjatë paradites, Rama takoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PES, Z. Martin Schulz. Schulz përgëzoi Ramën për procesin gjithëpërfshirës të hartimit të programit të ri të PSSH, si dhe për iniciativat e rëndësishme që ka ndërmarrë PS në kuadër të reformave të rëndësishme të shtetit.

Rama theksoi rëndësinë e procesit të hartimit të programit duke e cilësuar si “shpirtin e qeverisjes. Gjithashtu Rama shprehu shqetësimin për Reformën Zgjedhore, veçanërisht për procesin e prodhimit të Kartave të Identitetit dhe Regjistrit Zgjedhor. Rama i konsideroi këto si parakushte themelore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, Rama shprehu shqetësim edhe për veprimet e maxhorancës, të cilat kanë për synim të cënojnë autonominë e institucioneve të pavarura. Shembulli më i fundit ishte votimi kundër dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Nga ana e tij, Z. Schulz u shpreh se nuk mjaftojnë vetëm deklaratat për reforma, por duhen veprime konkrete dhe vullnet i qartë.

Gjatë mbasdites, Rama takoi Presidentin e PES, Poul Nyrup Rasmussen. Z. Rasmussen theksoi domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të tregojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, ai theksoi se perspektiva evropiane është rruga e vetme e Shqipërisë, perspektivë që duhet të realizohet nëpërmjet reformave të rëndësishme që sigurojnë shtetin ligjor dhe demokracinë.

Pasi i shpjegoi ecurinë e procesit të hartimit të programit të PS, Rama kërkoi mbështetje për procesin e hartimit të programit me eksperiencat më të mira të rajonit.

Z. Rasmussen u angazhua në emër të PES që të kontribuojë aktivisht për të siguruar asistencën e nevojshme nga partitë social demokrate të rajonit si dhe nga grupi i PES në Parlamentin Evropian.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm