Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: Do te cojme ne kushtetuese ligjin per titujt e pronesise nese mazhoranca perdor kartonat

Të reja

Leskaj: Do te cojme ne kushtetuese ligjin per titujt e pronesise nese mazhoranca perdor kartonat

23 Jun 2008    
Është një projektligj, i cili ngrihet për të korrigjuar dhe për të verifikuar një ligj që është tashmë në fuqi. Është një projekt-ligj i cili krijon një komision, që i jep të njëjta atribute që ju dhanë së fundmi dhe ALUIZNIT. Pra, një komision i cili mund të jap dhe mund të heqë tituj pronësie dhe kjo është një shkelje skandaloze të cilën ne nuk mund ta pranojmë. Është një projekt-ligj, i cili krijon mundësi për Partinë Demokratike të ngrejë përpara zgjedhjeve, komisione, të cilat japin dhe heqin tituj pronësie.

Së pari, dua të flas për projekt-ligjin që është futur sot në seancën plenare të mbasdites, që lidhet me Titujt e Pronësisë mbi Tokën. Ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste, jemi kundër këtij projekt-ligji, sepse është parimisht i gabuar. Është një projektligj, i cili ngrihet për të korrigjuar dhe për të verifikuar një ligj që është tashmë në fuqi. Është një project-ligj i cili krijon një komision, që i jep të njëjta atribute që ju dhanë së fundmi dhe ALUIZNIT. Pra, një komision i cili mund të jap dhe mund të heqë tituj pronësie dhe kjo është një shkelje skandaloze të cilën ne nuk mund ta pranojmë. Është një projekt-ligj, i cili krijon mundësi për Partinë Demokratike të ngrejë përpara zgjedhjeve, komisione, të cilat japin dhe heqin tituj pronësie. Për këtë arsye, nëqoftëse ky projektligj do të miratohet sot me forcën e kartonave, ne do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese.

Për sa i përket reformës zgjedhore, ne jemi shprehur qartë besoj këto ditë. Partia Socialiste ka treguar seriozitetin e vet, me grupin e punës duke punuar. I kemi kërkuar maxhorancës që të përshpejtojë punën dhe unë besoj se çështja e reformës zgjedhore, është shumë më komplekse, sepse nuk mund të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, nëqoftëse nuk garantojmë kartat e identitetit dhe regjistrin. Ditën e shtunë, unë kam kërkuar nga maxhoranca që të ketë disa afate kohore konkrete përsa i përket përfundimit dhe shpërndarjes. Deri sot nuk kemi asnjë përgjigje përkundrazi të gjitha përgjigjet kanë qenë një retorikë.

A keni një koment lidhur me LSI, e cila ka thënë se po përgatitet pakti i radhës mes PD-PS për reformën zgjedhore?

Besoj se kjo është mashtrimi i radhës që bëhet nga përfaqësues të ndryshëm të LSI, për arsye se nuk ka asnjë pakt në këtë rast, përkundrazi ajo që unë kam bërë të qartë ditën e shtunë është fakti që ne kemi propozuar një komision të kodit elektoral, me përfaqësim të të gjitha partive politike parlamentare. Unë nuk e di se ku mund të qëndrojë këtu pakti.

Përsa i përket proçesverbalit të seancës, shpresoj që maxhoranca të ketë reflektuar duke sjellë proçesverbal, i cili përputhet me deklarimin që ka bërë Kryetari i Sekretariatit, për votimin në atë seancë. Në rast të kundërt, natyrisht që ne do të bllokojmë seancën. Ne nuk mund të lejojmë që të falsifikohen dokumentat e parlamentit, siç është deklaruar nga kryetarja, ku është thënë që do të bëhet sipas deklaratës të zotit Madhi. Le të shikojmë sot.

A jeni për një ligj organik për Presidentin e Republikës?

Kjo është një çështje që mund t'i përkasë së ardhmes. Ne nuk kemi bërë ndonjë deklaratë, ose nuk jemi të angazhuar në këtë moment për një ligj organik për presidentin .
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm