Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: Mazhoranca kerkon te fshehe Gerdecin pas ligjit te ish bashkepunetoreve te sigurimit

Të reja

Leskaj: Mazhoranca kerkon te fshehe Gerdecin pas ligjit te ish bashkepunetoreve te sigurimit

07 Jul 2008    
Besoj se është e qartë për secilin, se momenti që është zgjedhur nga mazhoranca, është zgjedhur jo rastësisht. Kjo maxhorancë, e cila e ka mbajtur për 3 vjet në sirtar, e sjell për ta bërë në dyjavëshin e fundit, përpara mbylljes së sesionit, ç'ka tregon që nuk është serioze, por tregon edhe motivet e sjelljes me urgjencë të kësaj nisme, që janë motive që lidhen me cështjen e Gërdecit, pra për të spostuar vëmendjen nga tragjedia. Ne besojmë që procesi i hetimeve dhe problemet që po dalin për sa i përket Gërdecit, e vështirësojnë mazhorancën.

Dy nga çështjet kryesore që u diskutuan në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ishin:

1- Përsa i takon ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Ne si grup, më në fund realizuam ato të dy kërkesat që ne paraqitëm në seancën e kaluar të parlamentit. Kushtet tona kanë qenë, që rregullorja të mos ndryshohet me proçedurë të përshpejtuar.

2- Rregullorja e Kuvendit të mos bëhet vetëm për dekretet e Presidentit dhe vetëm për dy pikat e saj, por të kishte një ndryshim integral, do të thotë që synimi për të përmirësuar rregulloren, të jetë pjesë e reformës dhe jo tendencës së grupeve të veçanta brenda PD për të larë hesapet me Presidentin, do të thotë që në propozimin e ri, që ka mbaruar dhe është gati për të kaluar në seancë, janë integruar të gjitha propozimet tona. Janë integruar të gjitha ato nevoja që burojnë nga ndryshimet kushtetuese. Për këtë arsye, ne sot do të jemi në seancën e parlamentit.

Cështja tjetër, është debati apo historia e ditës, që ka të bëjë me dosjet për bashkëpunëtorët e sigurimit. Besoj se është e qartë për secilin, se momenti që është zgjedhur nga mazhoranca, është zgjedhur jo rastësisht. Kjo maxhorancë, e cila e ka mbajtur për 3 vjet në sirtar, e sjell për ta bërë në dyjavëshin e fundit, përpara mbylljes së sesionit, ç'ka tregon që nuk është serioze, por tregon edhe motivet e sjelljes me urgjencë të kësaj nisme, që janë motive që lidhen me cështjen e Gërdecit, pra për të spostuar vëmendjen nga tragjedia. Ne besojmë që procesi i hetimeve dhe problemet që po dalin për sa i përket Gërdecit, e vështirësojnë mazhorancën. Së dyti, ka të bëjë me spostimin e vëmendjes nga cështjet e varfërisë, që cdo ditë e më shumë po rritet, dhe natyrisht, është edhe pjesë e luftës së brendshme apo klaneve brenda PD. Për sa i përket qëndrimit të PSSH, ne jemi për një proces i cili mbështetet në instrumentat ndërkombëtar, në të drejtat e njeriut, dhe kryesisht në konventën e Këshillit të Europës, që i referohet edhe kësaj cështje, si dhe në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Rregulloren e parlamentit. Ne jemi për një proces që mbështetet në instrumentat ndërkombëtare dhe në legjislacionin shqiptar.

Nuk është cështje e tërheqjes së ligjeve apo projekteve nga PSSH, por për hir të së vërtetës, se ato 3 ligje nuk ekzistojnë më, për shkak se në kuptimin e procedurës së parlamentit, ato projektligje janë depozituar një vit përpara, dhe natyrisht ka afate kohore. Por kjo nuk është arsyeja themelore, ajo ka të bëjë me të bërit e një procesi që mbështetet në të gjitha instrumentat ndërkombëtare, që parlamenti shqiptar i ka ratifikuar. Ato tre nisma, pothuajse nuk janë më përsa i përket procedurës.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm