Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: Po vleresojme mocionin per shkarkimin e Jozefina Topallit si Kryetare e Kuvendit

Të reja

Leskaj: Po vleresojme mocionin per shkarkimin e Jozefina Topallit si Kryetare e Kuvendit

31 May 2008    
Kushtetuta në nenin 136 të saj, ka përcaktuar se: Anëtarët e Gjykatës së lartë emrohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Dhënia e pëlqimit nuk do të thotë mbledhja e të dhënave për kandidatët, nuk do të thotë kërkim i provave të pafajsisë, nga Kryetarja. Ky veprim i saj është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Jam këtu në emër të PS dhe Grupit të saj Parlamentar, për të insistuar në denoncimin dhe kërkesën tonë, lidhur me qëndrimin e Kryetares së Kuvendit, ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, për emrimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Ne prisnim nga Jozefina Topalli reflektim, lidhur me këtë cështje, reflektim që do të conte jo në brutalitetin provincial, që u shpreh në deklaratën e bërë dje përmes zëdhënëses për shtyp, po në zgjidhje.

Në fakt Kryetarja e Kuvendit nuk bëri asgjë transparente lidhur me veprimet e saj në këtë deklaratë. Kjo e bën edhe më të paqartë e natyrisht edhe më të kompromentuar procesin.

Kushtetuta në nenin 136 të saj, ka përcaktuar se: Anëtarët e Gjykatës së lartë emrohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

Dhënia e pëlqimit nuk do të thotë mbledhja e të dhënave për kandidatët, nuk do të thotë kërkim i provave të pafajsisë, nga Kryetarja.

Ky veprim i saj është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Ne prisnim distancim dhe jo heshtje fajësuese nga Sali Berisha gjithashtu.

Shkelja e të drejtave themelore të njeriut dhe cenimi i personalitetit që ka ndodhur në rastin e 5 kandidatëve, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, bëhen më të rëndë kur këto të vepra kryhen nga Kryetarja e Kuvendit dhe për një Dekret të Presidentit të Republikës.

Natyrisht, kjo bëhet e frikshme për qytetarët e e pa mbrojtur.

Grupi Parlamentar i PS ka vlerësuar nevojën e reformave në vend dhe për këtë është bërë inicues i paktit për reformat në drejtësi, por reformat humbasin vlerën kur vazhdon presioni për të kapur institucionet e pavarura, kur nuk respektohet pavarësia e tyre.

Ne nuk bëjmë pakt për pakt po një reformë serioze që garanton pavarësinë e drejtësisë, që përmirëson cilësin e sistemit në shërbim të qytetarëve.

Ne presim votimin e dekreteve të presidentit dhe po vlerësojmë idenë e mocionit për shkarkimin e Jozefina Topallit si Kryetare e Kuvendit.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm