Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: PSSH pret mazhorancen te nise punen per Komisionin per Kodin Zgjedhor

Të reja

Leskaj: PSSH pret mazhorancen te nise punen per Komisionin per Kodin Zgjedhor

30 Jun 2008    
Dua t'i jap një përgjigje Kryeministrit për reformën zgjedhore, i cili bëri abuzimin e radhës dje, kur foli për qëndrimin e Partisë Socialiste. Besoj se ju gazetarët dhe publiku shqiptar, janë dëshmitar të faktit, që edhe dy javë më përpara, kam kërkuar në konferencë shtypi, që mazhoranca të marrë përgjegjësitë e veta, duke bërë propozimin konkret. Do të thotë që ne, kohë më parë, kemi propozuar që të ngrihet Komision të Kodit Elektoral, për shkak se komisioni i reformës zgjedhore ka pushuar së qëni. Pra, kemi propozuar një Komision i Kodit Elektoral, gjithashtu kemi përcaktuar edhe afatet dhe kemi bërë propozimet tona konkrete

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Kryetarja, Valentina Leskaj, në një prononcim për mediat, foli për çështjen e reformës zgjedhore, ligjit të “spiunëve dhe atë trafikut të armëve.

“Dua t'i jap një përgjigje Kryeministrit për reformën zgjedhore, i cili bëri abuzimin e radhës dje, kur foli për qëndrimin e Partisë Socialiste. Besoj se ju gazetarët dhe publiku shqiptar, janë dëshmitar të faktit, që edhe dy javë më përpara, kam kërkuar në konferencë shtypi, që mazhoranca të marrë përgjegjësitë e veta, duke bërë propozimin konkret. Do të thotë që ne, kohë më parë, kemi propozuar që të ngrihet Komision të Kodit Elektoral, për shkak se komisioni i reformës zgjedhore ka pushuar së qëni. Pra, kemi propozuar një Komision i Kodit Elektoral, gjithashtu kemi përcaktuar edhe afatet dhe kemi bërë propozimet tona konkrete për sa i takon modaliteteve. Me sa duket Berisha është mësuar që reformat t'ia bëjnë të tjerët, dhe nuk merr përsipër përgjegjësi, sepse në shoqëritë demokratike, përgjegjësitë për reformat i marrin mazhorancat. Gjithsesi, unë besoj se opozita ka qenë një hap më përpara, sepse ka bërë propozime konkrete. Ky është abuzimi i radhës. Për të mos u marrë me abuzimet e Berishës, ne sot, kemi vendosur si Grup Parlamentar, që të jemi dakord, që pasdite të miratohet Komisioni i Reformës Zgjedhore, që do të jetë ashtu siç ne e kemi propozuar, një Komision i Kodit Elektoral, me përfaqësues nga të gjitha partitë parlamentare. Fatmir Xhafaj do të jetë bashkëkryetar nga ana socialiste. Të gjithë këto mbeten për t'i përcaktuar. Për sa i përket vendimmarrjes, do të jetë me votë të ponderuar. Për çështjen e ligjit të “spiunëve, ky është një tjetër abuzim, sepse znj. Topalli nuk ka nevojë t'i dërgoj letër Bejës, sepse e ka aty dhe mund ta kishte urdhëruar si javën e kaluar, për të bërë amendime në rregullore, për të propozuar apo siç e ka futur edhe herë të tjera, qoftë edhe në kalendar në mënyrë arbitrare propozimet që ajo ka dashur. Nuk ka nevojë pse të komunikoj me letra.

Një muaj më parë, kam kërkuar që të futen në proçedurë ligji për “bashkëpunëtorët e sigurimit, pra e kam kërkuar në seancën e parlamentit, ku bëhet edhe vendimmarrja, dhe jo me letra. Ndërkohë, që nuk kam marrë përgjigje nga kryetarja. Fakti që ajo kërkon me nxitim, është si puna e rregullores, bëhet përpara dekreteve të Presidentit, për t'i treguar atij forcë, dhe e sa herë që Partia Demokratike ka probleme, hedh kësisoj kartash, për të spostuar vëmendjen. Në lidhje me çështjen e rregullores, ne kemi një qëndrim që ka të bëj me dy elemente. E para, që rregullorja nuk mund dhe nuk ka motiv për t'u ndryshuar me proçedurë të përshpejtuar dhe motivi që futet në proçedurë të përshpejtuar, ka të bëjë me faktin se po vijnë dekretet, duke i treguar “dhëmbët Presidentit, çka është problem i brendshëm i tyre. Ajo që është parimore për ne, është fakti që ka të bëj më çështjen, se rregulloret ndryshohen me konsensus. Do të thotë që ajo duhet të marrë konsensusin e partive parlamentare, sepse ka të bëjë me funksionimin e parlamentit. Ne kemi propozuar të ngrihet një grup pune, i cili të shoh të gjitha llojet e propozimeve, atë të z. Beja, nismën që ka ardhur nga dy deputetët e PS dhe gjithashtu një grup tjetër propozimesh, kjo për shkak se ka ndryshuar kushtetuta. Pra, ndryshimi i saj, lind ndryshimin në rregullore. Ne s'kemi pse t'i bëjmë një e nga një, për të ngritur një grup pune, i cili të bëj një paketë, që të integroj të gjitha ndryshimet e nevojshme në rregulloren e parlamentit, pa qënë nevojë për t'u futur me proçedurë të përshpejtuar. Sa më shpejt që t'i bëj grupi i punës, ne nuk kemi pengesë, por rëndësi ka që të jenë ndryshime integrale, që i shërbejnë funksionimit të parlamentit dhe jo “kërcitja e dhëmbëve ndaj Presidentit. Ne jemi në proçes shqyrtimi dhe presim propozimin.

Propozimi i LSI? Do ta shqyrtojmë dhe jemi për çdo lloj hetimi për çështjen e trafikut të armëve.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm