Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: Votimi i djeshem ne Kuvend shantazh ndaj Presidentit te Republikes

Të reja

Leskaj: Votimi i djeshem ne Kuvend shantazh ndaj Presidentit te Republikes

17 Jun 2008    
Ne e konsiderojmë qendrimin e djeshëm të mazhorancës, e cila hodhi poshtë dekretet e Presidentit të Republikës, si një rast alarmant për pavarësinë e Gjykatës së Lartë, si një presion direkt mbi gjyqtarët sipas filozofisë:

Ne ju vëmë, Ne ju heqim!!!

Njëherësh ne konsiderojmë të rëndë situatën në Gjykatën e Lartë e cila mbetet e bllokuar për shkak të këtij qendrimi, i cili nuk bazohet në asnjë argument po në logjikën e shantazhit ndaj Presidentit

Jam këtu për të shprehur qendrimin e grupit parlamentar të PS lidhur me senacën e djeshme për dekretet e Presidentit të Republikës.

Ne e konsiderojmë qendrimin e djeshëm të mazhorancës, e cila hodhi poshtë dekretet e Presidentit të Republikës, si një rast alarmant për pavarësinë e Gjykatës së Lartë, si një presion direkt mbi gjyqtarët sipas filozofisë:

Ne ju vëmë, Ne ju heqim!!!

Njëherësh ne konsiderojmë të rëndë situatën në Gjykatën e Lartë e cila mbetet e bllokuar për shkak të këtij qendrimi, i cili nuk bazohet në asnjë argument po në logjikën e shantazhit ndaj Presidentit për ta detyruar të bëjë pazar me qeverinë për emërimet e gjykatësve.

Këtu mbetet e qartë që kemi një presion ndaj presidentit, kemi një presion ndaj gjyqsorit duke vënë në pikpyetje pavarësinë e institucioneve.

(Sot PD në shtypin e saj thotë u rrëzuan dekretet e pakonsultuar, kjo dëshmon se meraku ka qenë pazari dhe jo respektimi i institucioneve.)

Ne gjykojmë se është momenti për një reflektim të Kuvendit në funksion të zgjidhjes së kësaj krize kërcënuese për pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

Qendrimi ynë është i qartë: Partitë nuk mund t'i imponojnë Presidentit të Republikës, emrat e gjykatësve të cilët Kushtetuta i jep të drejtën atij që t'i dekretojë.

Konsultimi mes Presidentit dhe Kuvendit mund të zhvillohet vetëm për të përcaktuar disa kritere orientuese në procesin e përzgjedhjes së emrave. ( po nuk mund të jenë përcaktuese në përzgjedhjen e presidentit)

Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në një proces të tillë, që mendojmë se duhet të fillojë sa më shpejt për të mos lejuar degradimin e kësaj krize në një kolaps me pasoja të paparashikueshme.
Këtu mbetet e qartë që kemi një presion ndaj presidentit, kemi një presion ndaj gjyqsorit duke vënë në pikpyetje pavarësinë e tij.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm