Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Ligori: Ne jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit qeverisjen që meriton

Të reja

Ligori: Ne jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit qeverisjen që meriton

01 Jan 1970    

Motra dhe vëllezër, Qytetarë të Tiranës, të Elbasanit, të Shkodrës, të Korçës, të Tropojës, Sarandës e gjithë vendit, Dje Tirana, zemra e Shqipërisë dha një leksion qytetarie. Dje Tirana, djepi i demokracisë i dëshmoi tiranëve të votës së lirë se nuk do të ketë kurrë qetësi derisa një popull i tërë është në këmbë në mbrojtje të votës së lirë. Sepse vjedhja e votës është krimi më i rëndë në demokraci dhe pa votën e lirë, Shqipëria do të vazhdojë ende kalvarin e gjatë të demokracisë hibride. Çfarë do të thotë demokraci hibride? A është kjo një demokraci e llojit të republikave ish-sovjetike në Azi apo në Afrikë? Në Shqipërinë tonë të munduar e të ciflitur do të thotë që populli të votojë e Berisha të numërojë votat! Do të thotë që populli të votojë majtas, por pushteti të shkojë djathtas. Do të thotë që e vërteta 28 qershorit të vazhdojë të mbetet e mbyllur në qeli kurse të paktën tre ministra të Sali Berishës që kanë shpërdoruar detyrën të mbeten ende në detyrë. Do të thotë që LSI-ja të marrë vota të majta, por Saliu të vjedhë Ilirin që nuk është më i lirë as të flasë me mendjen e tij, as të veprojë me gjymtyrët e tij, as të bëjë ndryshe nga shëmbëlltyra e tij e re, Sali Berisha. Do të thotë që mbas votës, të hapet rruga për të grabitur bukën e përditshme të çdo shqiptari. Do të thotë që Gërdeci fatkeq të mund të shpërthejë kudo sepse fitilin e tritolit të etjes së pafundme për miliona, Sali Berisha dhe bijtë e tij e kanë ndezur në të gjithë Shqipërinë, që nga Jala që shkatërroi dhëndri i tij, në Orikumin ku ndërton sekseri i tij, Porto Romano ku serbi i tij Fazlliç grabit qytetarët shqiptarë, e kudo tjetër ku ka shpërthyer babëzia e këtij pushteti të babëzitur! Të dashur motra dhe vëllezër, Sot të gjithë bashkë po tentojmë të shkruajmë histori dhe vërtet po ndodh kështu. Tirana dje dhe sot, ashtu si gjithë këto ditë të zjarrta në të gjithë Shqipërinë, po na jep nderin e madh që të jemi pjesë e një fakti të jashtëzakonshëm: ne ishim të gjithë bashkë në një nga momentet historike më të papërsëritshëm ën Shqipëri. Ne jemi të gjithë bashkë pjesë e atij ndryshimi të madh që do ta shndërrojë përgjithmonë Shqipërinë nga një vend ku pushteti mund të vidhet, ku vota mund të blihet, ku vendos pushteti i rrugës, ku qytetari voton por pushtetari numëron, ku pushteti është bërë njësh me shtetin për të grabitur sërisht shtetin e qytetarin, në një vend si gjithë Evropa e qytetëruar ku etërit tanë dhe në bijtë e tyre kemi shpresë e besim që do të shkojmë. Por viza e parë që do të na duhet të shënojmë në pasaportën tonë evropiane është pikërisht e drejta për të pasur qeverinë që meritojmë! Ndaj duhet të nisim ndryshimin e madh! Dhe ky ndryshim kalon mes hapjes së kutive të votimit, pasi atje fshihet nga pushtetarët pushteti i tyre i vjedhur, deformimi i vullnetit tuaj, fshihet e ardhmja jonë europiane. Dje pasdite dhe sot Sali Berisha doli në dritaren e zyrës që ka marrë me qera për katër vjetët e shkuara e tenton ta mbajë mbas vjedhjes që i bëri katër muaj më parë. Sali Berisha u fsheh pas perdes dhe xhamave të blinduar, por jo për shumë kohë. Ai iku pa atë tërmet njerëzor, iku i trembur kur vuri re se populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë tha solemnisht fjalën e tij të për të fundit: kurrë më me tiraninë, kurrë ë me grabitësi e votës dhe me banditët e veshur me pushtet të vjedhur! Nga ky shesh, më lejoni t’i jap frymë zërit të secilit prej jush, më lejoni të themi të gjithë së bashku; Berisha Ik! Ik sa nuk është vonë, sot ke vetëm një shans, ik sepse jeta është e gjatë, sa të kesh kohë të turpërohesh! Ne jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit qeverisjen që meriton dhe për ti dhënë vrasësit të zgjedhjeve të lira dhe shpresës së gjithë qytetarëve monedhën që meriton! Ne jemi të vendosur të themi kurrë, kurrë më me tiranët! Rroftë populli heroik i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që sot po shkruan histori. Atë pjesë të historisë që nesër do të na bëjë të gjithëve krenarë përpara fëmijëve tanë të cilëve do t’u themi: ne ishim aty, ne vumë një tullë në ngrehinën e madhe të demokracisë në vend

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër