Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Llogaridhënia Publike, Balla takim me emigrantët në Selanik: Bëhuni pjesë aktive e portalit shqipëriaqëduam.al

Të reja

Llogaridhënia Publike, Balla takim me emigrantët në Selanik: Bëhuni pjesë aktive e portalit shqipëriaqëduam.al

17 Jun 2018    
Llogaridhënia  publike e Qeverisë Shqiptare me qytetarët e saj nuk mund të mos zhvillohej edhe me ata qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve. 
Së bashku me deputetët Ulsi Manja e Jurgic Çyrbja, si dhe me Sekretarin për Diasporën Stefan Çipa bashkëbiseduam dhe ju përgjigjëm një shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqinë e Veriut, në një takim në Selanik.
 
Duke ju përgjigjur pyetjeve dhe problematikave të ngritura, por edhe duke shtruar objektivat e Qeverisë Shqiptare prekëm me radhë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, por edhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo, ndikojnë në jetën e emigrantëve shqiptarë.
 
“Më në fund para pak muajsh mori zgjidhje një histori e paimagjinueshme e vulës apostile. 30-32 euro minimalisht për çdo person për të legalizuar një dokument. 6.7 milionë euro vetëm për vitin 2017, paguar nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi për vulën që në fakt nuk kishte asnjë lloj kostoje. 
Një fitore po ashtu e madhe është njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve.
Dhe më pas kemi edhe një çështje tjetër, por edhe më e rëndësishmja: njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të gjithë ata shqiptarë që kanë punuar në Greqi. 
Unë jam shumë besimplotë që edhe këtë çështje ne do ta zgjidhim, sikurse duhet të ecim me hapat që kemi nisur, solidë lidhur me shkollat në gjuhën shqipe në çdo cep të Greqisë, ku ka një përqindje të caktuar shqiptarësh. Ministri ynë i Jashtëm Bushati po bën një punë të shkëlqyer në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull ndër vite mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Angazhimi i Partisë Socialiste për votën e emigrantëve aty ku ata punojnë e jetojnë është kushti i vetëm i yni për Reformën Zgjedhore. 
Asgjë nuk e zëvendëson detyrën që ka Kuvendi i Shqipërisë që në Reformën Zgjedhore të përfshijë edhe votën e emigrantëve, jo të marrin rrugën për zgjedhje me autobuza për në Shqipëri, por aty ku ata jetojnë e punojnë.
 
Ju bëj thirrje të gjithve të bëheni pjesë aktive e portalit “shqipëriaqëduam.al”.  157 zyrtarë janë shkarkuar vetëm për shkak të ankesave në këtë portal.
Edi Rama e di, qeveria jonë e di, armiku, kundërshtari ynë më i madh sot janë zyrtarë të korruptuar dhe neglizhenca e delenxhijve në zyrat e shtetit, të cilët nuk u kthejnë përgjigje njerëzve. 
Nuk është kundërshtari ynë as Lul Basha, as Monika, por ne kundërshtarin tonë më të madh kemi pikërisht zyrtarë të korruptuar në administratën e shtetit, të cilën i kanë nxirë jetën qytetarëve për 27 vite”, - u shpreha gjatë fjalës time.
 
Deputeti Ulsi Manja foli më tej për Reformën në Drejtësi, si një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë në Shqipëri duke vlerësuar gjithashtu edhe proesin e Llogaridhënies para popullit, të cilin askush më parë nuk e ka bërë.
 
Në fund të takimit u shpërndanë edhe kartat e anëtarësisë për ata që i janë bashkuar familjes së madhe të Partisë Socialiste.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm