Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Në fokus të Partisë Socialiste ka qenë gjithmonë përpjekja për ta bërë Shqipërinë një shtet të fortë, me institucione të forta dhe me demokraci funksionale

Të reja

Në fokus të Partisë Socialiste ka qenë gjithmonë përpjekja për ta bërë Shqipërinë një shtet të fortë, me institucione të forta dhe me demokraci funksionale

12 Jun 2019    

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla, në 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste:

Përshëndetje,

Faleminderit Blerinës dhe Erionit që më ftuan në këtë festë. Padyshim që kjo është një nga festat më të bukura që Partia Socialiste ka organizuar për datëlindje.

Mbajeni mend këtë që iku, sepse ky mund të jetë ose Pandi ose Iliri i 28 viteve të ardhshme. Unë do ti uroja të ishte Pandi.

E dyta, sapo ka dalë një dekret për të ndaluar zhurmën.
E treta, bëra shaka. 
Kjo datëlindje e 28-të e ka gjetur Partinë Socialiste në një moment shumë të rëndësishëm që do të jetë pikë e referencës për mënyrën se si do të jetë Shqipëria në 30 vitet e ardhshme.

Në gjithë këto 28 vite të ekzistencës së partisë më të madhe, jo vetëm brenda Shqipërisë, por në të gjitha trojet shqiptare, testimi, udhëheqja, kontributi, qeverisja kanë qenë pikë së pari përpjekja jonë për ta bërë Shqipërinë një shtet të fortë, me institucione të forta dhe me demokraci funksionale.

Sa herë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë detyrën për të qeverisur vendin e ka nisur nga një pikë tejet e vështirë. E ka marrë Shqipërinë e lënë në humnerë gjithmonë nga Saliu dhe e ka ngritur atë.

Sot jemi në një prej momenteve më të rëndësishme! Brenda 5 vite e gjysëm të qeverisjes sonë jo vetëm që morëm statusin e vendit kandidat, por Partia Socialiste sot teksa qeveris e vetme është në momentin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Motra dhe vëllezër, ky 28 - vjetor i familjes sonë politike e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm që lidhet me zgjedhjet.
Këto zgjedhje nuk janë si të tjerat. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet. Kush thotë se në këto zgjedhje nuk kemi kundërshtar e ka shumë gabim. Kundërshtari ynë në këto zgjedhje, ndoshta është edhe më i vështirë, sepse janë ata kundërshtarë që nuk duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje.

Ne do ta kalojmë edhe këtë moment të rëndësishëm, historik për vendin dhe shumë deçiziv për mënyrën se si do të duket Shqipëria pas 30 Qershorit.
Sot është 30 Qershor, Partia Socialiste e Shqipërisë mbush 28 vjet. Gjatë gjithë jetës politike të Partisë Socialiste ajo që na ka karakterizuar ka qenë dëshira jonë për dialog konstruktiv  për një qasje bashkëpunimi.

Sot nga kjo festë do të doja t’i uroja edhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës: Gëzuar datëlindjen! 
Nuk e di nëse është fati i tij i mirë apo i keq, sepse sa herë që gëzojmë ne, duhet të gëzojë edhe ai. Ne gëzojmë për fitoret, ai gëzon për humbjet. 

Ne do ta vijojmë punën tonë.
Shumë faleminderit të gjithëve për këtë festë kaq të bukur.
Gëzuar të gjithëve datëlindjen e Partisë Socialiste!
Rroftë Shqipëria!
Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm