Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Një shtet dhe një hap në Bashkimin Europain: Për integrimin bashkë me opozitën!

Të reja

Një shtet dhe një hap në Bashkimin Europain: Për integrimin bashkë me opozitën!

21 Jan 2018    

Delegacioni shqiptar u prit në një takim të veçantë nga Presidenti I PACE, i sapozgjedhuri z. Michele Nicoletti, (deputet italian i Grupit Socialist), të cilin e përgëzova; dhe garantova në detyrën e tij me mbështetjen e gjithë faktorit shqiptar në Këshillin e Europës.
Gjatë takimit diskutuam mbi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE dhe Asambleja si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë dhe më gjerë në rajon. Në këtë kontekst u nënvizua kontributi i KiE për përmbushjen e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit eUropian të vendit dhe rritjes së paqes dhe sigurisë në rajon.
Ne shqiptarët jemi europianë: meritojmë të jemi në Europë sepse ndajmë vlerat europiane. 

Po ashtu diskutuam për zgjedhjet demokratike të 2017, Refomën në Drejtësi dhe stabilitetin politik të një qeverie që tashmë nuk ka presione koalicionesh politike për të kompromentuar shpejtesinë dhe thellesinë e Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu u trajtua mbështetja e Kosovës për afrimin e mëtejshëm të saj me KiE-n, në funksion të vendosjes së një dialogu konstruktiv me delegacionin e Kosovës në Asamble. Angazhimi i Kosovës me Asamblenë do të kontribuojë në drejtim të forcimit të stadardeve demokratike në vend dhe forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.
Është në interesin e të gjithë palëve, një rajon Ballkanik në paqe, demokraci dhe prosperitet: ndaj dhe angazhimi politik nga EU dhe integrimi ynë në Europë janë procese kapitale që ndihmojnë këdo në Ballkan, por dhe Europë.
Në përfundim të takimit, në emër të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë pata kënaqësinë të ftoj zyrtarisht mikun tonë, Presidentin Nicoletti, për një vizitë zyrtare në vendin tonë - ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm