Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Nuk lejojme presionin antikushtetues te Qeverise mbi Prokurorine, per shmagien e hetimit te Gerdecit

Të reja

Nuk lejojme presionin antikushtetues te Qeverise mbi Prokurorine, per shmagien e hetimit te Gerdecit

04 Jun 2008    
Ne nuk mund të lejojmë sot që ata që shkaktuan Gërdecin të fajësojnë Prokurorinë e Republikës dhe nga të pandehur të opinionit publik të kthehen në inkuizitorë publikë të përfaqësuesve kushtetues të akuzës. Ta harrojnë Sali Berisha, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu dhe të gjitha forcat qeveritare se, pasi hodhën në erë njerëzit e pafajshëm në Gërdec me papërgjegjshmërinë, paaftësinë e korrupsionin që ka kapur në fyt shtetin e tyre, do të hedhin në erë edhe hetimet për zbardhjen deri në fund të një të vërtete pa të cilën s'ka Shqipëri demokratike e europiane.

Ne kemi refuzuar vijimësisht t'i bëjmë mish për topat e politikës së ditës viktimat dhe të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit. Por këtë e kemi bërë për të mos i kushtëzuar organet e drejtësisë dhe jo për të lejuar që forcat qeveritare t'i bëjnë presion Prokurorisë së Republikës.

Ne kemi përballuar qetësisht të gjithë mospëlqimin ndaj përqasjeje sonë prej shumëkujt që ka kërkuar rritjen e presionit tonë publik për Gërdecin, sepse besojmë tek politika e re e respektit për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe jo tek politika e vjetër e përshkallëzimit të konfliktit për fajësinë e kundërshtarit, pa i dhënë drejtësisë as kohën e as mundësinë të flasë. Por ne nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë që forcat qeveritare të përfitojnë nga politika jonë e re e ndarjes së qartë të pushteteve e të punëve mes politikës dhe drejtësisë, për të vazhduar avazin e vjetër të presionit antikushtetues e antiligjor mbi Prokurorinë e Republikës, me synimin e turpshëm pengimin e hetimeve për Gërdecin.

Ne kemi zgjedhur me vetëdije të plotë rrugën e dhënies me guxim të një shembulli të ri në politikën shqiptare, duke e trajtuar Gërdecin jo si një rast për të nxjerrë përfitime politike të castit në kurriz të drejtësisë, po si një krim shtetëror që duhet zbardhur deri në fund vetëm përmes rrugës kushtetuese e ligjore të hetimit e të gjykimit të cdo fakti nga organet e pushtetit gjyqësor. Por nëse ne e kemi refuzuar rrugën tradicionale të degjenerimit të kësaj tragjedie të jashtzakonshme në sherrin e zhurmshëm politik, që tradicionalisht u ka shërbyer fajtorëve për të bërë rolin e viktimës, ne nuk mund të lejojmë sot që ata që shkaktuan Gërdecin të fajësojnë Prokurorinë e Republikës dhe nga të pandehur të opinionit publik të kthehen në inkuizitorë publikë të përfaqësuesve kushtetues të akuzës.

Ta harrojnë Sali Berisha, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu dhe të gjitha forcat qeveritare se, pasi hodhën në erë njerëzit e pafajshëm në Gërdec me papërgjegjshmërinë, paaftësinë e korrupsionin që ka kapur në fyt shtetin e tyre, do të hedhin në erë edhe hetimet për zbardhjen deri në fund të një të vërtete pa të cilën s'ka Shqipëri demokratike e europiane.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm