Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Partia Demokratike dëmton shëndetin

Të reja

Partia Demokratike dëmton shëndetin

22 Nov 2017    
Deklaratë për media e sekretarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Ervin Bushati:
 
Produkte të rrezikshme në treg mbajnë paralajmërim nëse dëmtojnë shëndetin e konsumatorit. 
 
Partia Demokratike, në mënyrë të përsëritur, kthen në politikë shumë investime apo funksione të shtetit: investimet në shkolla, investimet në rrugë, PPP etj. 
PD politizon procesin e kontrollit bazë të shëndetit (check-up): qartësisht 27% të qytetarëve që nuk marrin pjesë sot në këtë skemë të parandalimit të sëmundjeve është ekzaktësisht sa përqindja e votuesve të PD. 
 
Në një shoqëri civile mund të mirëkuptojmë PD-në dhe thirrjet qesharake për të mos shijuar investimet e qeverisë: Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri apo dhe Bulevardin e Ri të Tiranës! 
 
Ndryshon puna kur i bën thirrje qytetarëve të mos kujdesen për shëndetin e tyre.  Ndoshta ka ardhur koha që Ministria e Linjës të nxjerrë një paralajmërim zyrtar: Partia Demokratike Dëmton Shëndetin!
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm