Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Partia Socialiste e Shqipërisë mbledh Asamblenë Kombëtare

Të reja

Partia Socialiste e Shqipërisë mbledh Asamblenë Kombëtare

26 Dec 2018    

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

ASAMBLEJA KOMBËTARE

NJOFTIM

Mbështetur në Statutin e PS, neni 41, pika 5, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i AK-së, njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

1.Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi RAMA

2.Miratimi i Agjendës Politiko-Organizative të Partisë Socialiste Janar – Qershor.

3. Miratimi i vendimit “Për riformatimin e strukturave organizative vendore të Partisë Socialiste me synim plotësimin e objektivave statutore për çdo OS”.

4.Miratimi i vendimit “Për krijimin e Regjistrit Digjital të Partisë Socialiste”.

5. Miratimi i vendimit “Për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit 2019”.

6. Miratimi i vendimit “Për thirrjen e Kongresit të PS në datë 30 mars 2019”.

7. Miratimi i vendimit “Për ngritjen e Grupit të Punës për Statutin e ri të PS-së”.

8. Të ndryshme.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare do të zhvillohet më datë 28.12.2018, ora 10:00 në ambientet e MAK Tirana (ish Hotel Sheraton) në Tiranë.

 

KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE

Taulant BALLA

 

 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm