Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Partia Socialiste është e bindur që ky proces riorganizimi është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021

Të reja

Partia Socialiste është e bindur që ky proces riorganizimi është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021

09 Nov 2019    

Fjala e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuese politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali:

Përshëndetje Tirana!

Pamje më të bukur se kjo, nuk kishim parë që në mbylljen e fushatës së 30 Qershorit, dhe mendonim që të tilla nuk shihnim, por ja ku kemi të gjithë bashkë, socialist, socialiste, progresist, progresiste, FRESSH-ist, të gjithë gra e burra te Partise Socialiste te Tiranes, mbledhur sot jo për të treguar muskujt se ato i kemi, jemi partia më e madhe në vend, por për të treguar shpirt, mendje, jo vetëm në organizim por në të gjithë qëllimin tonë partiak, elektoral dhe qeverisës.

Ne jemi krenar për qeverisjen socialiste në 6 vite!

Nuk e kemi pasur të thjeshtë, mund të kishim zjedhur dhe ne rrugën e lehtë të konformizmit, rrugën e lehtë të të thënit; ne s’mbajme pergjegjësi, bëni ç’të doni, ndërtoni ku të doni, financat le të shkojnë gropë, le të inagurojmë ca rrugë të papërfunduara, le të bëjmë fushata e të presim shiritë e ta lëmë drejtësinë në gjendjen e mjeruar ku është, punë e madhe se ne jemi politikanë, dhe politikanët nuk kanë nevojë as të kalojnë përpara procesit te ndëshkueshmërisë, as të mbajnë pergjegjësi për ato që bëjnë, ashtu siç e bënte ai plaku që vazhdon flet në forume digjitale, por ne zgjodhëm tjetër rrugë!

Ne zgjodhëm rrugën e përballjes me të vërtetën, zgjodhëm rrugën e transformimit të drejtësisë, zgjodhëm rrugën e punës, zgjodhëm rrugën e luftës kundër informalitetit, kthimit të financave në binarë.

Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi, por për brezat që do vijnë, për të rinjtë e për të gjithë ata që jetojnë në këtë vend e duan një Shqipëri evropiane.

E zgjodhëm këtë sepse Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin, por e mjet për të transformuar jetët e njerëzve, për të ndryshuar mendësitë, për të transferuar qytetet tona.

Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë dhe shikon ndryshimin e madh, transformimin e jashtëzakonshëm që i ka ndodhur këtij qyteti që nuk dallon nga qytetet e tjera evropiane, madje mund te themi është qyteti më i mirë në rajon. Nuk e themi ne, e thonë të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe zemër për të ndjerë!Rilindja urbane transformoi shumë nga qendrat tona, jo vetëm Tiranën, por edhe Kavajën, së shpejti edhe Kamzën me kryetarin e ri të Bashkisë.Një qendër e cila ishte kthyer në një vatër,jo vetëm informaliteti, por abuzimi me pushtetin, ku njerëzit nxirreshin si turma për të ardhur këtu në Tiranë e për të bllokuar rrugët e për të djegur kryeministrinë, e jo për të punuar aty për qytetarët e Kamzës.

Është e rendësishme që të gjitha këto në t’i themi me zë të lartë, dhe prandaj jemi sot kaq shumë!Në 30 Qershor, ne nuk votuam vetëm për të zgjedhur kryebashkiakët, se ata do i zgjidhnim dhe me Partinë Demokratike përballë, por ne votuam për të thënë që Shqipëria është shtet dhe askush nuk mund ta marri peng, dhe këtë e bënë socialistët e Shqipërisë.

Ne shkuam në qendrat e votimit për të dëshmuar që asnjë force politike e asnjë lider i papërgjegjshëm e asnjë forcë e errët nuk mund të marri peng procesin demokratik dhe të hedhi në erë të ardhmen evropiane të shqipetarëve, dhe ndaj partnerët na mbështeten, e ndaj partnerët vazhdojnë të na mbështesin, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës.Është kjo forcë politike që ka prodhuar këtë mazhorancë dhe është kjo forcë politike e cila ka energjinë e jashtëzakonshme për të vazhduar në këtë rrugë.

Është kjo arsyeja pse që prej shtatorit ne kemi nisur procesin e jashtëzakonshëm të rivitalizimit dhe riorganizimit të Partisë Socialiste në çdo qelize.

Dua t‘ju jap vetëm disa statistika për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë deputetët tanë të Tiranes, kryetaret e Keshillave Socialist, anetaret e thjeshte te PS, Forumi i Gruas e FRESSH-i, te gjithe se bashku me Forumin Qyetar qe ka filluar te ngrihet, ju them qe vetem ne Tirane jane bere 2230 mbledhje, takime, organizime ristrukturime te qelizes tone baze, organizates, dhe te gjitha sipas kritereve statutore me gra e te rinj ne perberjen e tyre, dhe ky eshte nje lajm i jashtezakonshem.

Janë mbledhur të gjitha Asambletë, jo vetëm të Bashkisë Tiranë, por dhe të Qarkut.

Kemi ripërtëritjen e organizatave, janë bërë zgjedhje në më shumë se 90% të OS, dhe lajmi i mirë është që në 168 prej tyre nga 674, kemi tashmë një bashkëkryetare grua dhe vazhdojmë të zgjedhim gra në drejtim!

Këtu dua te ndaloj pak e të falenderoj me gjithë zemër kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryeministrin e vendit, Edi Ramën, i cili nuk ka ndalur asnjehere se promovuari gratë në politikë dhe politikat progresiste.

Sot kemi më shumë se 50% gra në Qeveri, duke e bërë Shqipërinë një nga pesë vendet me barazine më të lartë gjinore në qeverisje. Kemi më shumë se 30% te deputeteve gra.

Në strukturat e partise tonë, në Kryesi e Asamble po ashtu, më shumë se 30%, në Këshillat Bashkiak 50%, dhe në gjithe piramidën e drejtimit të shtetit gratë përbëjnë 60% të drejtuesve.Kjo është nje arritje e jashtezakonshme, jo vetËm se gratw janw njw force e madhe ne Partine Socialiste, por sepse ka marre kuptim perfaqesimi brenda PS dhe ka marrë kuptim organizimi, drejtimi nga grate se bashku me burrat, keshtu qe do ju lutesha te gjithëve të vazhdonim me zgjedhjet e organizatave me bashkëdrejtim.

Faleminderit dhe Kryesisë së Partisë Socialiste që e ka mbështetur pothuajse njëzëri nismën e grave deputete për të bashkëdrejtuar në të 5000 organizatat tona në të gjithë territorin.

Është shumë e rëndësishme që në këtë fazë që jemi, të gjithë anëtarët, 15,560 anëtarë të PS qeë figurojnë sot ne lista ne Tirane tu drejtohen qendrave te votimit me daten 16 Nentor per te votuar delegatet tane per Kongresin e Partise Socialiste.

Një urim nga zemra për 245 kandidatët për delegatë që kanë dalë nga njësitë socialiste, dua t‘ju them që ju doni përfaqësimi i Partisë Socialiste ne Kongres.Dhe ne Janar presim te kemi një Kongres te jashtëzakonshëm me të gjithë prurjet e reja te këtij procesi riorganizimi ne të gjithe Shqipërinë, për te zgjedhur Asamblene, për të zgjedhur Kryesinë e strukturat drejtuese.

Jemi të bindur që ky proces riorganizimi është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021 me Edi Ramën Kryeministër dhe me Partinë Socialiste si mazhorancë.

Është i rëndesishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë!

Çdo kthim mbrapa do ishte jo vetem i demshem, por fatal per Shqiperine, sepse nuk kemi përballë një opozite e cila shpalos alternative, nuk kemi perballe lidera te cilet frymezojne, nuk kemi perballe njerez qe perplasen ose ballafaqohen me ide, po kemi njerez qe braktisin zgjedhësit e tyre, ikin nga parlamenti, marrin peng përfaqësimin, bojkotojnë zgjedhjet, dhe nuk e kanë mendjen të qytetarët. por e kane mendjen tek pushteti i tyre i humbur.

Nuk kanë për ta përfituar atë pushtet, dhe i themi sot nga kjo sallë që të vijnë të përballen me energjinë e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste kur të jenë gati.

Por nuk janë gati dhe ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën, me Partinë Socialiste në Qershor 2021, pët Shqipërine evropiane, për Shqiperinë e femijëve tanë, për Shqipërinë e transformuar.

Faleminderit nga zemra për të gjithë punën tuaj!

Në 16 nëntor të gjithë në kutitë e votimit, jeni më të mirët, suksese, fitore!

Faleminderit nga zemra!

 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm