Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Petrelë, Rama: Çlirohuni nga bajraktarët

Të reja

Petrelë, Rama: Çlirohuni nga bajraktarët

30 Apr 2011    

Edi Rama në pasditen e së enjtes ka zgjedhur të jetë më banorë të komunës Petrelë, një komunë që është kufitare me kryrqytetin. Në këtë komunë Rama ishte në mbështetje të kandidatit të saj Adriatik Kupi. Duke folur para mbështetësve dhe baorëve të komunës Petrelë, lideri i opozitës u shpreh se është koha për të larguar bajraktarët dhe bajraktarizmin si fenomen që po e vujanë shqiptaët: “Kam dëgjuar se ky Saliu i Petrelës thotë se është miku im. Ai nuk është miku im, ai është një bajraktar i vogël që duhet të largohet në 8 maj me votën e lirë. Me votën e njerëzve të zakonshëm të Petrelës, të cilët prej vitesh e vuajnë bajraktarizmin dhe injorancën e tij, ashtu sikundër vuajnë të gjithë shqiptarë bajraktarizmin dhe injorancën e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë dhe që në 21 janar vrau për të vazhduar të vjedhë.”
Mes të tjerash Kreu i PS u ndal edhe në faktin se altenativa e Saliut nuk ofron asnjë model të zhvillimit të qendrueshëm ekonomik e social. Ai tha se në 8 maj e gjithë Shqipëria në fshat e qytet duhet t’i cojë mesazhin pushtetit: Kurrë më!. Clironi me votën në 8 maj komunën tuaj bëri apel Rama që në 4 vitet që vijnë të prekni vërtet ndryshimin: “Vizioni i tyre nuk është vizioni i zhvillimit të qëndrueshëm urban, ekonomik dhe social, por është vizionin i përfitimit të pandalshëm përmes një zhvillimi kuturu, aty për aty, ku rafsha mos u vrafsha. Një zhvillimin që po shkatërron pasuri të tëra të këtij populli për të pasuruar oborrin e një pushtetit, të cilit populli në 8 maj duhet t’i çojë mesazhin e qartë: Kurrë Më! Kurrë më tokë buke që sakatohet nga zhvillime barbare. Kurrë më qytete dhe fshatra që merren peng për interesa të cilat s’kanë të bëjnë me interesat e zhvillimit të komunitetit. Të gjitha rrethinat e Tiranës janë hapësira të bekuara nga zoti që populli rreth e rrotull kryeqytetit të mund të jetojë i mirëqenë dhe në paqe. Në këto hapësira ka nevojë vetëm për një vizion të kthjellët për të ardhmen, për një vullnet të palëkundur për të shkuar drejt të ardhmes dhe për një program zhvillimi të qëndrueshëm, largpamës e bashkëkohor. Këtë vizion, këtë vullnet dhe këtë program mund ta gjeni vetëm në rrugën tonë, e vetmja rrugë është të votoni për Adriatik Kupin që të çlironi Petrelën. Të çlironi Petrelën nga kthetrat e pushtetit të injorancës dhe t’i jepni vetes mundësinë që në katër vitet e ardhshme të shihni një ndryshim të prekshëm, që do të ndryshojë bashkëjetesën tuaj në gjithë këto territore.”

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm