Alfred Peza

Peza: I hapur ndaj çdo hetimi për pasurinë time

Paraditen e sotme, deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë lidhur me akuzat e ngritura në drejtim të tij. Deputeti socialist ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me organet e hetimit.

Më poshtë, prononcimi i plotë i deputetit Peza:

 “Jam sot këtu për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë në lidhje me një çështje për të cilën të gjithë jeni në dijeni. Është një procedurë normale që zbatohet në çështje të tilla. Për sa i përket hetimit nuk dua të bëj asnjë koment, pasi duhet t’i lëmë të gjithë njerëzit që po merren me të, të bëjnë detyrën e tyre.

Ndërsa për sa më përket mua personalisht, do të doja të përfitoja nga ky moment për të rikonformuar edhe njëherë se nuk ka asgjë të jashtligjshme në pasurinë time dhe të familjarëve të mi. Faleminderit dhe punë të mbarë.” – deklaroi deputeti Peza.