Pjesëmarrje masive në Lezhë gjatë votimit për delegatët e Kongresit

Sot është një ditë e veçantë për Partinë Socialiste të Lezhës. Siç e shikoni janë të shumtë në radhë anëtarët e partisë që janë çuar sot që në mëngjes për të votuar delegatët e Kongresit i cili zhvillohet pas pak javësh.

Janë rreth pak më shumë se 600 anëtarë të Partisë Socialiste që do të votojnë për 6 delegatë. Procesi është i qetë. Besoj që do të mbyllet po kështu i qetë, pozitiv, shpresëdhënës. Ne i jemi futur këtij procesi me shpresën që nga gjiri i partisë dhe anëtarësisë do të zgjedhim më të mirët përfaqësues të Kongresit. Kjo është, le të themi, një ditë speciale, por rrjedhojë e gjithë zhvillimeve normale, demokratike brenda Partisë Socialiste. Besojmë fortë që ne do të vazhdojmë të kemi mbështetjen e madhe të anëtarësisë sonë, ashtu siç kemi mbështetjen e madhe të gjithë qytetarëve për gjithçka jemi duke bërë në qeverisjen e këtij vendi, tashmë pothuajse prej 3 vitesh.

 

Sipas mendimit tuaj, në Kongres duhet të ketë zgjedhje për Kryetarin e Partisë Socialiste?

 

Partia Socialiste është një organizëm vullnetar, i cili rregullohet bazuar në rregulla të shkruara dhe mirëpërcaktuara. Unë ju siguroj që ne jemi një parti fryma e të cilës ka qenë gjithmonë liberale, demokrate në respekt të librave tonë të shenjtë, që janë statuti dhe gjithë rregulloret që e përcaktojnë këtë gjë. Ne kemi marrë një vendim në Asamblenë Kombëtare dhe i mbetemi atij vendimi. Vendimi është që Kongresi do të vendos lidhur me të gjitha ndryshimet që do të mundësojnë përmirësimin e të gjithë dokumentacionit, apo rregullave të cilat vënë në kornizë mirëfunksionimin e një partie të madhe, siç është Partia Socialiste e Shqipërisë.

 

Qëndrimi juaj për pretendimet e Blushit?

Qëndrimi im është ai i asaj çka Asambleja Kombëtare ka vendosur, i të qenit në respekt të rregullave dhe rregulloreve. Ndaj unë nuk kam asgjë për të shtuar lidhur me këtë gjë. Thjesht dhe vetëm dua të ritheksoj faktin që Asambleja Kombëtare ka përcaktuar saktësisht gjithçka do të ndodh në Kongres  dhe ashtu do të jetë.

 

*Prononconim për media i ministres Mimi Kodheli në Lezhë, gjatë procesit të votimit për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste