Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Programi ekonomik ktheu vendin në binarët e duhur

Të reja

Programi ekonomik ktheu vendin në binarët e duhur

12 Sep 2017    

Nga Arben Ahmetaj/

 

Programi 2017-2021

 

I nderuar z. Kryetar,

Të nderuar kolegë deputetë,

 

Programi qeverisës për katër vitet e ardhshme, është një program i dizenjuar mbi vizionin për Shqipërinë që duam, jo vetëm si projekt politik, jo thjesht si produkt i një manifesti politik, por si një realitet i ri, iprekshëm, e plotësisht i mundshëm për çdo shqiptar nga veriu ne jug, në çdo cep të këtij vendi; një program i ngritur mbi përgjegjësinë për ta çuar përpara projektin e një transformimi të thellë rrënjësor që nisi katër vite më parë në çdo sektor dhe patjetër, një program që i përgjigjet sfidës për të qenë në lartësinë e besimit të që qytetarët shqiptarë me votën plebishitare sërisht në 25 qershorit.

Katër vitet e ardhshme do të hapin një kapitull të ri për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky do të jetë dhe do të ketë një emër, mandati me focus qytetarin. Ndaj kryefjala e programit tonë ekonomik është rritja ekonomike e qëndrueshme dhe punësimi, në të mirë të të gjithë shqiptarëve. Beteja pa kompromis kundër informalitetit do të kthehet në një histori suksesi sërisht për ekonominë shqiptare; Transformim i shërbimeve për qytetarin përmes një reforme të thellë deregulimi,  do të ndryshojë tërësisht profilin e shtetit, duke garantuar uljen drastike të peshës së burokracisë shtetëore e duke lehtësuar klimën e biznesit në favor të investimeve të huaja dhe investimeve vëndase.

Katër vitet e shkuara kanë qenë një periudhë jo e lehtë për qytetarët shqiptarë, të cilët sakrifikuan që vendi të kthehej në kornizën e normalitetit, duke siguruar largimin e tij nga rruga pa krye ku ishte degdisur. Katër vjet më pare shumëkush nga ju ka qenë present këtu, por shumëkush mund ta ketë ndjekur përtej kësaj sale. Ish-Kryetari fliste për krizën greke. Si sot kryetari që fliste për krizën greke, por me një emër tjetër. Katër vjet më parë në u detyruam të merrnim reformat ë rëndësishme, të dhimbshme për ato momente. Të domosdoshme për ato momente, që e kthyen Shqipërinë në rrugën e normalitetit duke filluar që nga sektori energjitik, financat publike, shëndetësia, arsimi, siguria e më tej. Askush këtu nuk harron borxhin e trashëguar prej 760 milionë dollarësh, i fshehur. E midis këtij borxhi për të ardhur keq, por për t’u përsëritur e domosdoshme. 44 milionë dollar borxh, para të padhëna, bukë e gojës të njerëzve në nevojë. Por falë sakrificës së qytetarëve shqiptarë që i besuan një programi reformash transformuese në çdo sektor, ne flasim sot për një realitet të ri. Bëjmë debat për realitetin e ri. Dikush thotë është i zi, dikush thotë është rozë. Unjë do të qëndroj gjithmonë ashtu sië jam munduar të qëndroj tek shifrat dhe këtu do të ftoj Partinë Demokratike, të paktën profesionistët e pakët që kanë ngelur në këtë sallë, që do bëjmë debate sa të doni për filizofinë ekonomike. Ndoshta diku keni ju të drejtë, ndoshta diku nuk keni ju të drejtë, por për shifra do duhet të bini dakord. Për shifrat që do duhet të biem dakord, zyrat e Insttitutit të Statistikës dhe zyrat e Ministrisë së Financavenë, janë në dispozicionin tuaj për të gërmuar, për të kërkuar, për të marrë pa asnjë pengese ëdo shifër që kur të debatojmë këtu në favor të qytetarëve, pavarësisht dimensioneve politike, ideologjike, ekonomike që kemi, të paktën të flasim për të njëjtat shifra. Kjo do të ishte një favor që do t’i bënim kësaj salle dhe të gjithë qytetarëve që dëgjojnë përtej kësaj salle.

Pas katër vitesh Shqipëria ka një rritje ekonomike e cila është thuajse katër herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013, duke e renditur Shqipërinë, megjithëse në një stad të ulët një nga vendet me ritmet më të larta të rritjes në rajon, patjetër.

Në katër vite u morën masa të rëndësishme dhe efikase për të rivendosur stabilitetin makroekonomik pas pragut të një falimentimi (të dytë) ’97-2013, dy falimetime prej të njëjtave duar, që na u la trashëgim nga paraardhësit, duke ia dalë të ulim ndjeshëm riskun fiskal në ekonomi dhe rikthimin e parametrave ekonomikë në nivele të ndryshme. Ishte një mandatet ku ne ulëm taksat.E ulëm taksën për biznesin e vogël zero. Janë 116 mijë biznese që sot kanë taksaën zero, biznesi i vogël. Janë gati 423 mijë qytetarë që përfituan ulje taksash nga taksa jonë progressive, e cila në finale tregoi që është një taksë shumë e rëndësishme në favor të rishpërndarjes. 120 milionë dollarë në vit shkonin nga buxheti i shtetit, pra si dikur në xhepat e qytetarëve të zakonshëm. E në katër vite, duke futur 100 milionshin e dollarëve për rritjen e pagave për herë të parë pa rritur borxhin, shkoj llogaria që vetëm me një politikë fiskale 540 milionë dollarë u transferuan për shkak të një politike sociale të kujdesshme të Rama 1 nga buxheti i shtetit  tek qytetarët e zakonshëm.

Unë e mirëkuptoj Kryetarin e Opozitës kur thotë që, kjo qeveri nuk ka program sepse kur shoh ëfarë ka parashtruar para 25 qershorit si program e kuptoj shumë mirë. Qytetarët shqiptarë janë njohur dhe kanë votuar midis programit të opozitës ku nga kthente në antishtet, e na rikthente në grop, e na rikthente tek skenari grek, e ju merrte sërisht qytetarëve 540 milionë mbrapsht nga xhepa për t’i bërë garuzhde te Rrugë e Kombit, por votoi programin ekonomik të qeverisë Rama. N.q.s, 700 e kusur qytetarë që votuan Rama 2, apo programin e 25 qershorit ju doni t’i quani të paditur dhe budallenj, ky është një problem që ju e keni me qytetarët dhe jo me ne, 

Për herë të parë në 23 vjet, një qeveri e përmbylli mandatin e saj qeverisës me suficit primar. Herë e parë ju që jeni profesionistë, që keni një jetë që punoni. Herë e parë që shteti nuk u la sit ë ishte i shkatërruar nga A-ja te ZH-ja. Herë e parë që në një vit elektoral rriten të ardhurat dhe ulet borxhi, herë e parë në 27 vite. Shpresoj që nëpërmjet rregullit fiskal,  tregojani kryetarit tuaj që e kemi futur Ligjin e Buxhetit të shtetit të jetë një rregull që do ta ndjeki ëdo lloj qeverie, jo Rama 1 e Rama 2 e Rama 3, por ëdo lloj qeverie. 

Ndërmorëm një axhendë ambicioze reformash të thella strukturore për rimëkëmbjen e sektorëve të energjisë. Reforma në energji është shembull, e ktheu sektorin nga një risk fiskal, e riskt qytetarë nëse doni, që i shkaktonte buxhetit të shtetit çdo vit 150 milionë euro humbje, në një burim potencial zhvillimi. Reforma e pensioneve shmangu falimentimin thuajse të sigurt të skemës së pensioneve  dhe sot ka filluar të japi efektet positive. Situata nuk është rozë, e këtu është puna juaj. E nëse doni kritika juaj, e nëse doni mbështetja juaj, e nëse doni mëndja juaj, se nuk është se nuk ka njerëz që nuk kanë mundësi të japin mendje. Shpresoj që të mos të kapeni tek boshti boshllikut sepse po të kapeni tek boshti boshllikut do vini rrotull boshllikut.

Sot Shqipëria është një vend që qeveriset më mire nga ëka qenë qeverisur, nga më pak njësi qeverisjeje që synojnë të përmirësojnë vazhdimisht shërbimin ndaj qytetarëve.

Rritja ekonomike cilësore dhe gjithëpërfshirëse mbetet burim kryesor në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Gjatë mandatit 2017-2021 ne angazhohemi me prioritet në konsolidimin e stabilitetit makroekonomik, me uljen e borxhit, rritjen e punësimit, zhvillimin e infrastrukturës, sektorit energjetik e minerar, bujqësisë, agroindustrisë dhe turizmit. Me modesti dua t’iu kujtoj që dje Instituti i Statistikave ka nxjerrë nja statistikë të rëndësishme. Ka nxjerrë uljen e papunësisë në 13.9. Ulja e papunësisë po vazhdon megjithëse rritet forca e pjesëmarrjes së punës. A janë mjaft? Jo, nuk janë mjaft. Ka nevojë për më shumë pune patjetër. Ka nevojë për më shumë punë dhe në programin tonë, ne kemi parashikuar uljen e papunësisë në nivele një shifrore, të detajuara të deshifruara në analiza sektoriale dhe në analiza  makroekonomike, që sinqerisht jam gati t’i ndaj me opozitën publikisht, ashtu sië i kam ndarë me Grupin Parlamnetar të Partisë Socialiste dhe të debatojmë patjetër mbi këto, ndoshta ka vend për t’u përmirësuar dhe nga opinionet tuaja.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet politikave ekonomike e financiare që stimulojnë investimet në drejtim të rritjes dhe të zgjerimit të industrializimit nëpërmjet shtimit të aktiviteteve me karakter industrial. Kjo do të synojë rritjen e kapaciteteve prodhuese e përpunuese të sektorit industrial në Shqipëri. Përqendrimi i vëmendjes drejt rritjes së nivelit të industrializimit të lehtë të atij biznesi të vogël e të mesëm prodhues dhe eksportues përbën një nga prioritetet e programit tonë qeverisës të mandatit 2017-2021.

Dëgjova Kryetarin e opozitës që foli për teknologjinë si një nga urat lidhëse dhe të drejtyë ka patjetër dhe në programin tonë ka reflektim, shqetësimi jonë dhe shqetësimi i tij. Ne kemi masë fiskale si fillim, uljen në 5 për qind të tatim-fitimit për kompanitë që prodhojnë në teknologji dhe do ta detajomkë jashtëzakonisht shumë shpejt në paketën tonë fiskale

Përmes zbatimit të plotë të këtij programi ne synojmë një rritje ekonomike mesatare rreth 4.5 përqind për të arritur në rreth 5.5 - 6 përqind të PBB-së në fund të mandatit. Jam gati ta debatoj me secilin prej jush nga pozita dhe opozita burimet e rritjes, kalkulimin, dhe pse jo hajde ta përmirësojmë, ndoshta ka shumë vend për të përmirësuar.

Rritja e mëtejshme e punësimit si një nga shtyllat e rëndësishme të programit tonë, është në themel të politikave tona ekonomike e sociale. Rritja e qendrueshme ekonomike, tërheqja e investimeve, promovimi i arsimit profesional, të gjitha konvergojnë tek një qëllim rritja e punësimit. Synimi ynë është që brenda këtij mandati papunësia të ulet në nivel njëshifror ndërsa prioritet do të ketë punësimi i të rinjve, i cili ka reflektuar përmirësim por është larg asaj që do të duhet të jetë. Ne do të bashkërendojmë punën tonë me sipërmarrjen dhe investitorët e huaj, në mënyrë që punësimi dhe arsimi profesional t’iu përgjigjen nevojave reale të tregut. Kualifikimi profesional mund dhe duhet të kthehet në një instrument tërheqës për më shumë investime, për më shumë punësim dhe me më shumë vlerë të shtuar për ekonominë në mënyrë të qëndrueshme dhe të qenësishme. Do duhet të ndërtojmë mbi atë sukses të arsimit profesional të katër viteve që shkuan.

Programi 2017-2021 rikonfirmon konsolidimin fiskal si një objektiv prioritar të tij. Dëgjova Kryetarin e opozitës që foli për raportin midis borxhit dhe investimeve. Do t’iu lutesha juve që e dini, juve që jeni profesionist t’i tregoni që për herë të parë në historinë  e është 3.3 për qind. Ju lutemi shpjegojani që të kuptoj se ëdo të thotë borxh me investime publike 3.3 për qind. Mirë Ridvani që iku, po janë nja dy, tre nga ju që i kuptojnë shumë mirë. Ju lutem shpjegojani që ta dijë kur flet se ëfarë flet.

Investimet publike të financuara nga buxheti i shtetit do të jenë rreth 5% të PBB-së, synohet 5.2 në 2018-tën. Jemi të vendosur e duke ulur borxhin, jo si 2009 që e ëuat borxhin në stratosferë, për të vazhduar përdorimin e instrumenteve financiare, si Partneriteti Publik Privat që ka treguar që ka arritur sukses në favor të afrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, për projekte me rëndësi të veçantë në ekonomi. Jemi gati t’i debatojmë këto projekete më ju, jemi gati t’i bashkërendojmë dhe të bashkëvendosim për projekte startegjike në parim, në mënyrë që të mos kemi debate me bosht boshllikun gjatë gjithë kohës, për të siguruar investime në infrastrukturë dhe shërbime publike të domosdoshme për qytetarët, projekte që synojnë të kenë impakt ekonomik pozitiv duke sjellë vlerë të shtuar për ekonominë e mirëqenien. Me paketën “1 Miliard” do të injektojmë më shumë se 1 miliard USD në ekonomi, pra në bashkëpunim me sektorin privat dhe në tre vite mendohet që të ketë të paktën 3.4 miliardë me gjithë paktenë 1 miliardëshe, investime nga buxheti dhe nga kjo paketë në ekonomi, të cilat mund të prodhojnë të paktën plus dy për qind nga e planifikuara rritje ekonomike.

Pas rritjes së të ardhurave buxhetore me rreth 3.7% të PBB-së, pra i gjetëm 24 e pak për qind të ardhurat i kemi ëuar me 28.2 për qind. Jemi larg, jemi larg edhe nga rajoni. Kemi shumë punë për të bërë në këtë fushë. Kemi shumë punë për të bërë me anti-informalitetin dhe marrin në zotim që në fund të këtij mandate të paktën të shkojmë me të ardhurat në 31.5 për qind të PBB. Ky synim mbështetet në zbatimin e Strategjisë së Manaxhimit të Financave Publike të njohur tashme nga ju, ku kontribut kryesor do të kenë rritja ekonomike, lufta kundër informalitetit, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit të administratave fiskale, zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit legjislativ fiskal, si dhe forcimin e burimeve njerëzore të administratës.

Politika fiskale e katër viteve të ardhshme do të orientohet drejt qëndrueshmërisë dhe nxitjes së sektorëve prioritarë. Progresiviteti do te vazhdoje të jetë në qendër të filozofisë tonë. Ne do të vazhdojëm përkrahjen e sipërmarrjes me masa fiskale përveë lehtësive proëeduriale që tashmë janë aplikuar nga një set shuëm i mirë i votuar dhe nga një pjesë nga ju në parlament.

Ky është mandati i luftës kundër informalitetit!

Informaliteti sjell deformimin e tregut duke dëmtuar në mënyrë te drejtpërdrejtë konkurrencën dhe sipërmarrësit e ndershëm, sigurinë dhe të ardhmen e punonjësve, si dhe investimet publike të munguara në atë nivel që ne dëshirojmë. Ne treguam një vullnet të plotë dhe patëm rezultate të prekshme gjate mandatit të pare në luftën kundër informaliteti megjithatë kjo betejë do të vazhdojë edhe më fort, si një hallkë e domosdoshme në forcimin e shtetit. Mandati i dytë do të keët shenjën shumë të suksesshme të betejës antiinformalitet që fillon menjëherë në muajin e parë të Rama 2.

Ne do të angazhojmë në mënyrë te koordinuar të gjitha institucionet rregullatore dhe kontrolluese të tregjeve, për të targetuar në mënyrë me efikase dhe eficiente evadorët. Zhvillimi dhe aplikimi i mëtejshëm i teknologjive të informacionit, nderkomunikimi i sistemeve te administratave, si dhe koordinimi i punës së njësive të analizës dhe inteligjencës do të jenë në qendër te qasjes sonë ndaj luftës kundër anti-informalitetit.Fokusi do të jetë sipërmarrja e madhe.

Sfida jonë është ridimensionimi i marrëdhënies së shtetit me qytetarin përmes modernizimit të shërbimeve publike.  Ky angazhim do të materializohet me nisjen e këtij mandati dhe do të mbetet prioritet cdo ditë tonën në qeveri.

Një nga reformat më transformuese të këtij mandati do të jetë reforma e deregulimit, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kalvarit të gjatë e të mundimshëm të përsiatjeve nëpër zyrat e shtetit për përfitimin e një dokumenti, shërbimi apo të drejte nga shteti. Kemi shumë punë për të bërë këtu dhe në të gjitha pyetjet dhe përgjigjet që marrim nga qytetarët, sigurisht që kjo është një nga reformat më të domosdoshem, për ta thjeshtësuar jetën e qytetarëve dhe sipërmarrjes  Deregulimi është jetësimi i një përpjekje tejet serioze dhe këmbëngulëse për ta kthyer shtetin shërbëtor në shërbim të qytetarit dhe sipërmarrjes, duke ulur në maksimum peshën e burokracisë mbi ta.

Do t’iu sjell një shembull shumë interesant që besoj për dy, tre muaj rregullohet dhe fiksohet. Sot në Shqipëri numërohen rreth 141 autorizime të ndryshme të lëshuara nga 19 institucione qendrore dhe 94 licenca. Vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë 140 mijë vertetime të lëshuara në vitin 2016 për qytetarët dhe sipërmarrjen, për vetëm dy lloje vërtetimesh, të cilat me kalimin online që do të bëjmë në muajin nëntor i bie që këto 141 mijë vërtetime nuk kanë më nevojë të firmosen, të printohen, por i kalojnë qytetarve drejtpërsëdrejti online.

Ne do të garantojmë që çdo dokument që i kërkohet qytetarit apo sipërmarrjes nga shteti, vetë shteti ta sigurojë në një sportel të vetëm dhe në kohë minimale. Tashmë kemi konkluduar një dokument të konsoliduar rekomandimesh dhe hapash konkretë për t’u ndjekur në funksion të zbatimit të kësaj reforme. Puna për të materializuar këtë ndryshim do të fillojë që ditën tonë të parë.

Faleminderi dhe mbetem i hapur për vërejtjet e deputetëve, qoftë të grupit parlamentar të Partisë Socialsite, qoftë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, qoftë të grupit parlamentar të Lëvuizjes Socialiste për Integrim.

Faleminderit!

 

Nga këtu dhe në fund nuk u lexua:

Reduktimi i numrit aktual të lejeve, licencave dhe autorizimeve është aspekti i parë i reformës së deregulimit.

Ofrimi i shërbimeve publike në një sportel të vetëm, sipas konceptit “Public Service Hall” është aspekti i dytë. Hapi i parë është hedhur me bashkimin e QKR dhe QKL për krijimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, por edhe rasti i ADISA e cila ofron një gamë shërbimesh në një qendër unike.

Aspekti i tretë është dixhitalizimi, pra ofrimi i shërbimeve publike elektronike që kërkon vazhdimin e riinxhinerimit të shërbimeve ekzistuese, përdorimin e një platforme për ndërveprimin e sistemeve dhe aksesimin e tyre drejtpërdrejt nga publiku.

Këto janë aspektet kryesore ku mbështetet boshti programatik i mandatit të dytë në fushën e financave publike dhe zhvillimit ekonomik. Shqipëria që duam nuk është përpjekje e një dite apo e një viti, por asnjë ditë nuk mund rreshtim së punuari për ta ndërtuar atë, ashtu sic e kemi projektuar në këtë program. Mbetemi të angazhuar që besimin e qytetarëve ta përkthejmë në më shumë punë në shërbim të tyre, që vendi të zhvillohet dhe mirëqenia e tyre të bëjë një kërcim cilësor.

Faleminderit!                           

*Fjala në Parlament e ministrit Arben Ahmetaj                                                             

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm