Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Prokuroria te hetoje krimin shteteror ne Qendren Spitalore Universitare

Të reja

Prokuroria te hetoje krimin shteteror ne Qendren Spitalore Universitare

01 Jul 2008    
Kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë dhe e korruptuar, po konsumon krimin më të fundit shtetëror të mos dhënies në mënyrë masive të ndihmës mjekësore në QSU. Mosfunksionimi i më shumë se gjysmës së shërbimeve të këtij spitali po rrezikon jetën e shqiptarëve.

Prej javësh kemi paraqitur para jush situatën alarmante në Qendrën Spitalore Universitare të vendit. Mungesë ilaçesh, mungesë furnizimi me ujë, mjekime të pasakta deri me pasojë vdekjen. Prej javësh i kemi kërkuar kryeministrit të vendit të ndërhyjë. Për ironi të fatit, përgjigja që vjen është anulim i operacioneve në QSUT deri në muajin shtator. Pra, shqiptarëve u kërkohet që të mos sëmuren këtë verë.

Kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë dhe e korruptuar, po konsumon krimin më të fundit shtetëror të mos dhënies në mënyrë masive të ndihmës mjekësore në QSU. Mosfunksionimi i më shumë se gjysmës së shërbimeve të këtij spitali po rrezikon jetën e shqiptarëve.

Për Partinë Socialiste dhe për çdo shqiptar normal, ky është një krim i rëndë për të cilin i kërkojmë Prokurorisë të fillojë hetimin.

Prokuroria të hetojë për shurdhërinë vrasëse të qeverisë.

Prokuroria të hetojë për neglizhencën vrasëse të qeverisë.

Prokuroria të hetojë për paaftësinë vrasëse të qeverisë.

Krim është edhe mosveprimi.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm