Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Qëllimi ynë në këtë tavolinë të Këshillit Politik është që ti japim një Kod të ri Zgjedhor shqiptarëve!

Të reja

Qëllimi ynë në këtë tavolinë të Këshillit Politik është që ti japim një Kod të ri Zgjedhor shqiptarëve!

16 Jan 2020    

Prononcimi për media i bashkëkryetarit të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri :


Sapo mbaroi mbledhja e Këshillit Politik, siç ishte e planifikuar në dokumentin e marrëveshjes, ku ky Këshill autorizon përfundimisht dhe nga sot fillon puna e përbashkët mes përfaqësuesve te Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, me qëllim gjetjen e një konsensusi në lidhje me të gjitha pikat e debatueshme në Kodin zmZgjedhor apo legjislacionin zgjedhor.

Ne shprehim vullnetin tonë dhe mirëpresim të fillojë menjeherë puna. Ditën e Hënë, Komisioni i Reformës Zgjedhore do ti dërgojë letër ODIHR-it për të kërkuar ekspertin ndërkombëtar i cili mund të vijë në Shqipëri nëqoftëse është e mundur, për të mediuar dhe për të punuar me palët. Nga ana tjetër, nga e Hëna dhe më tutje pse jo përditë të fillojë puna mes përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare dhe ekspertëve të tyre që të punojnë me përfaqësuesit e Komisionit të Reformës Zgjedhore siç është parashikuar në marrëveshje. Kjo, me synim që këtë periudhë ta shfrytëzojmë në mënyrë maksimale që ti japim një Kod të ri Zgjedhor shqiptarëve. Ky është qëllimi jonë në këtë tavolinë që është një tavolinë formale e cila dha bekimin e saj politik dhe roli tani i mbetet përfaqësuesve politikë të opozitës dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore për ta çuar përpara këtë proçes.

 Pyetje : Zoti Bylykbashi renditi sot më herët ato që i konsideroi prioritete për opozitën. Do të jenë ato ne axhendë zoti Gjiknuri?

Tani, secila palë vendos prioritetet e saj. Ju kemi thënë dhe po e përsëris, prioritet për këtë grup pune që punon me Komisionin e Reformës Zgjedhore është objekti i punës i Komisionit të Reformës Zgjedhore, çështjet e administrimit zgjedhor ,pse jo edhe çështjet e Sistemit Zgjedhor nëse do ketë një dakordësi. Tani, konotacionet politike dhe deklaratat politike, që njëra palë ja bën tjetrës, ne jetojmë në politikën shqiptare, e rëndësishme është të fokusohemi. Nuk dua të hyj te deklaratat politike, unë e kuptoj, Partia Demokratike ka bërë një hap, një kthesë të madhe nga qëndrimet e saj shumë eksteremiste, që është për tu përshëndetur. Unë realisht jam shumë i lumtur që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste dhe faktorët politikë shqiptarë ulen në një tryezë për të gjetur kompromis. Ky është mesazhi më i mirë që kërkojnë të dëgjojnë shqiptarët, ashtu edhe institucionet ndërkombëtare europiane, amerikane të cilët e kanë në fokus, stabilitetin e demokracisë shqiptare.

 Faleminderit shumë.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm