Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Qeveria pa strategji per te perballuar presionin e inflacionit ne rritje

Të reja

Qeveria pa strategji per te perballuar presionin e inflacionit ne rritje

15 Apr 2008    
Nënsekretari për programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati, doli sot para mediave për të bërë të ditur, se qeveria vazhdon me demagogji për sa i takon inflacionit në vend. “Ministria e Financës duhet të parashtrojë, dhe të ushtrojë të tëra masat mbrojtëse që premtoi në rast inflacioni të pakontrolluar. Partia Socialiste kërkoi ndërhyrje të qeverisë 6 muaj më parë, kur çmimet e larta në ushqime dhe energji shtrënguan jetesën e shtresave në nevojë.

Reagimi anemik i shtetit është tepër i mangët dhe me vonesë, pasi masat mbrojtëse duhen marrë që me shfaqjen e parë të shenjave inflacioniste në treg.

Partia Socialiste ka deklaruar me kohë se ata që kanë nevojë për mbrojtje financiare, shtresat më të varfra, janë tashmë të dëmtuara rëndë nga ngritja e çmimeve në ushqime dhe në energji.

Mininistria e Financave nuk ka, ashtu si dhe nuk ka pasur, asnjë mase reale mbrojtëse për inflacionin në vend; inflacion që do të vazhdojë të ngrihet edhe në muajt në vijim. Veprimi me masa efikase mbrojtëse nga qeveria duhet të kishte filluar kohë më parë, në vend që të merrej me "mullinjtë atomik" apo me "mafian e miellit".

Si fillim, u akuzuan "spekulatorët" dhe "agresioni mediatik" për ngritje pa arsye te çmimit të bukës dhe ushqimeve në vend, duke mos harruar të përmendet prokuroria. Qeveria u mundua të ushtrojë diktatin e saj dhe të imponohet në treg, duke detyruar prodhuesit të ruajnë çmimet vetëm për pak kohë.

Shkaktare të situatës, sa të rënduar aq dhe absurde, janë mungesa e vizionit se si funksionojnë rregullat në një treg të lirë dhe kompetenca qeverisëse për të vepruar si duhet vepruar në këto kushte, për të amortizuar impaktin shtypës të inflacionit.

Përpjekjet mediatike të Qeverisë nuk mbulojnë dot faktin që, inflacionin e vuan shtresa e popullatës që të ardhurat i përdor për t'u ushqyer, ndaj nuk kishte pse të priteshin shifrat zyrtare për të ndërhyrë. Janë vetëm demagogji deklaratat bajate të strukturave shtetërore për inflacionin nën kontroll, sepse "shporta" e momentit nuk paraqet realitetin e pangopur të shumicës shqiptare.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm