Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Qofshin njerëzit e zakonshëm sot, zoti që i duhet Shqipërisë!

Të reja

Qofshin njerëzit e zakonshëm sot, zoti që i duhet Shqipërisë!

25 Jun 2017    

Deklaratë e Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, pas votimit të sotëm:

Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, sëbashku me bashkëshorten Linda votuan në qendrën e votimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar, Surrel. Në dalje nga qendra e  votimit, Kryeministri i drejtoi së pari një urim të gjithë besimtarëve të fesë Islame me rastin e Bajramit dhe një ditë të bukur të gjithë shqiptarëve. "I uroj të gjitha motrave, të gjithë vëllezërve të fesë Islame, gëzuar Bajramin! Qoftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë dhe qofshin njerëzit e zakonshëm sot, zoti që i duhet Shqipërisë! Unë jam shumë besimplotë që do të kemi një ditë shumë të bukur."

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm