Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama: Apel per nje sere masash per te ndalur shperdorimin kriminal te pasurive minerare

Të reja

Rama: Apel per nje sere masash per te ndalur shperdorimin kriminal te pasurive minerare

07 Jul 2008    
Duke u solidarizuar përditë me grevën e minatorëve, ne bëjmë sot apel për një sërë masash te jashtëzakonshme që të ndalin shpërdorimin kriminal të pasurive minerare të vendit tonë, i cili vijon të marrë jetë njerëzish, të skllavërojë baballarë e fëmijë që shfrytëzohen egërsisht nga ajo që minatorët e quajnë “mafia e minierave dhe të mbyllë hermetikisht derën e së ardhmes në këtë sektor ku duhet të fitojë sot e nesër ekonomia kombëtare, e jo të përfitojë vetëm një grusht përfaqësuesish e klientësh të pushtetit.

Jam këtu për t'i përsëritur Kryeministrit thirrjen që të takojë minatorët grevistë dhe të mos u mohojë të drejtën legjitime të dialogut me qeverinë për hallet e problemet e tyre jetike.

Refuzimi për t'i takuar dhe mohimi i të drejtës së dialogut përbëjnë një mohim të turpshëm të ekzistencës së këtyre njerëzve, qytetarë e prindër në vështirësi ekstreme, të cilëve politika në pushtet u ka mbyllur çdo rrugë për të dalë nga situata tragjike ku ndodhen.

Minatorët shqiptarë janë sot një nga grupet shoqërore me të diskriminuara prej politikës së vjetër. Ata përballen me kërcënimin e përditshëm të vdekjes dhe me kushte jetese mesjetare në punë e në familje, për shkak të pasigurisë totale nga njëra anë e të skamjes nga ana tjetër.

Ne i kemi propozuar Kuvendit një projektligj për të zbutur sadopak kushtet e tyre familjare duke bërë një rritje të arsyeshme të pensionit dhe kërkojmë që Kryeministri e forcat qeveritare ta miratojnë këtë propozim, duke korrigjuar gafën e Komisionit te Ekonomisë ku e hodhën poshtë me shurdhërinë e shumicës.

Duke u solidarizuar përditë me grevën e minatorëve, ne bëjmë sot apel për një sërë masash te jashtëzakonshme që të ndalin shpërdorimin kriminal të pasurive minerare të vendit tonë, i cili vijon të marrë jetë njerëzish, të skllavërojë baballarë e fëmijë që shfrytëzohen egërsisht nga ajo që minatorët e quajnë “mafia e minierave dhe të mbyllë hermetikisht derën e së ardhmes në këtë sektor ku duhet të fitojë sot e nesër ekonomia kombëtare, e jo të përfitojë vetëm një grusht përfaqësuesish e klientësh të pushtetit.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm