Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama: Dialogu me Shqiperine jo menyre per te bere premtime, por per te gjetur rrugezgjidhjet

Të reja

Rama: Dialogu me Shqiperine jo menyre per te bere premtime, por per te gjetur rrugezgjidhjet

21 Jun 2008    
Një komunë e varfër me banorë të varfër dhe pse paradoksalisht me pasuri të mëdha natyrore që i rrethojnë. Kryesocialisti në një bashkëbisedim me banorët shprehu keqardhjen për harresën shumë vjeçare të këtyre banorëve nga qeverisja. Banorët në bashkëbisedim u shprehën të zhgënjyer nga qeverisja aktuale, madje dhe kryetari i komunës së Xibrit u shpreh se pavarësisht se ka themeluar PD në këtë komunë tani është koha për të vlerësuar atë që punon dhe nuk bën premtime boshe

Xibra komunë në rrethin e Matit ishte stacioni i radhës i “Dialogut me Shqipërinë i kryetarit të PSSH, Edi Rama. Një komunë ku ndihet tërësisht mungesa e vëmendjes dhe interesit të shtetit. Një komunë e varfër me banorë të varfër dhe pse paradoksalisht me pasuri të mëdha natyrore që i rrethojnë. Kryesocialisti në një bashkëbisedim me banorët shprehu keqardhjen për harresën shumë vjeçare të këtyre banorëve nga qeverisja. Banorët në bashkëbisedim u shprehën të zhgënjyer nga qeverisja aktuale, madje dhe kryetari i komunës së Xibrit u shpreh se pavarësisht se ka themeluar PD në këtë komunë tani është koha për të vlerësuar atë që punon dhe nuk bën premtime boshe : “ Më vjen keq që asnjëra qeveri, qoftë ajo e Nanos, qoftë kjo që është e Berishës, zonave të tëra të thella nuk i kanë shërbyer, i kanë lenë pa shërbim mjekësor, pa infrastrukturë, pa kanale vaditëse. Po të jetë për tifozllëk unë jam demokrat, por votën do t'ja jap vetëm atij që punon për Xibrën. Është koha e punës dhe për kohën e punës është Edi Rama, që rri gjithë ditën rrugëve, ndërsa të tjerët me duket se janë me laps në dorë duke parë se ku del më shumë fitimi.

Rama u shpreh para banorëve të komunës se Dialogu me Shqipërinë nuk është një mënyrë për të premtuar, pasi PSSH do të premtojë vetëm ato që do t'i realizojë në programin e saj dhe nuk do të bëjë premtime me thes vetëm për hir të marrjes së pushtetit: “Si mundet që të mos ketë ujë për të vaditur tokat? Si mundet që Shqipëria të mos ketë ujë për fëmijët dhe të moshuarit? Ne kemi burime nga të katër anët, por nuk kemi ujë për të vaditur. Këtë e ka bërë cinizmi i njeriut politik dhe këtë e ndryshojmë ne, duke ndryshuar njeriun politik, për të na përfaqësuar ne të gjithëve dhe jo një grup të vogël njerëzish, për interesa të ngushta. Aktualisht nuk jam politikan dhe nuk dua që të qëndroj gjithë jetën në politikë, sepse politika është një menaxhim qytetar. Ne duhet t'i detyrojmë partitë, që të mendojnë seriozisht si të zgjidhin problemet e tyre. Pushteti, deri sot, është parë si qëllim dhe partitë kanë menduar si ta marrin pushtetin, por jo se çfarë do të bëjnë me pushtetin. Pushteti nuk është qëllim, por është mjet për të realizuar qëllimet e përbashkëta. Pse kemi ngritur ne në të gjithë komunat e Shqipërisë tryezat e bujqësisë, ku kemi pyetur mbi 10 mijë fermerë e bujq? Sepse për 17 vjet askush nuk i ka pyetur dhe për 17 vjet, kur shteti është përpjekur të bëjë diçka, ka bërë shumë gabime, sepse nuk ka ditur të veprojë. Nuk nevojiten vetëm njerëz të shkolluar për të shkruar programin për bujqësinë, por po nuk e njohe nga afër problematikën dhe karakteristikat e tokës, nuk mund të bëjmë dot një program real. Ne duam ta bëjmë këtë program real, në mënyrë që nesër ta vëmë pushtetin në dispozicion të programit dhe jo të shkruajmë një libër me premtime, të marrim votat dhe të nesërmen mos jemi në gjendje të zbatojmë programin. Pra, dua ta përsëris, ka vetëm një rrugë për të dalë nga kjo varfëri dhe kjo braktisje. Është rruga e bashkimit mes njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, që vuajnë njësoj, qofshin socialistë apo demokratë. Ne në këtë rrugë duam të jemi të vetëdijshëm, se pa një program të qartë, nuk mund të bëjmë premtime.

Sot unë nuk premtoj asgjë. Sot kam ardhur t'ju dëgjoj dhe t'i shohim të gjitha gjërat bashkë dhe pastaj kur të vij për zgjedhjet, do t'ju them se cfarë do të bëjmë.

I ka rënë fare vlera fjalës dhe është kthyer politika në një cirk sharlatanësh, duke mos mbajtur mend se çfarë kanë premtuar. Po nuk ndryshoi kjo, cirku do të vazhdoj, ku ne do të bëhemi si gjyshërit tanë, dhe fëmijët si ne dhe nuk e di se çfarë gjendje do të jetë Shqipëria. Nga të katër anët, kur vjen në këto zona kujtohet bukuria që vret, të kujtohet Migjeni sepse Zoti ka dhënë bukuri, ndërkohë që njerëzit kanë bërë punë të keqe. Për të jetuar si njerëz, duhet të sillemi si njerëz. Me këto pasuri, duhet të krijojmë mirëqenie.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm