Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama ne Athine: Grup pune per ceshtjet e emigranteve

Të reja

Rama ne Athine: Grup pune per ceshtjet e emigranteve

30 Jun 2008    
Turi i “Dialogut me Shqipërinë, tashmë është në fazën e tij përmbyllëse. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me një grup deputetësh, ka dëgjuar mendimet dhe vlerësimet e emigrantëve shqiptarë, në Athinë të Greqisë. Në këtë takim, janë prekur nga afër problemet e emigrantëve, duke patur parasysh se Partia Socialiste, në kuadër të programit të saj elektoral, do t'i kushtojë një vëmendje duke ngritur një strukturë të veçantë opinionit të atyre njerëzve që realisht po përpiqen me të gjitha mundësitë për të ndihmuar zhvillimin e vendit.

Gjatë takimit Rama theksoi:

Ne kemi edhe një problem tjetër që është shumë i ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera, që kanë një emigracion të hershëm. Emigracioni ynë nuk është edhe aq i hershëm, është një emigracion i ri dhe unë mendoj që politika e vjetër e 17 vjetëve edhe në këtë aspekt ka dështuar. Ne nuk dëshirojmë që edhe në këtë aspekt të vazhdojë e njëjta histori, përkundrazi duam që edhe në këtë aspekt të përfaqësojmë një thyerje të qartë dhe të plotë me të shkuarën dhe ashtu sikundër kemi ngritur grupet tona të punës për problemet që do të trajtojë programi, do ngremë edhe një grup pune që do të merret me atë pjesë të programit që ka të bëjë me emigrantët. Një grup pune me njerëz që janë të gatshëm që të japin këtë kontribut vullnetarisht dhe që do të konsultohemi në mënyrë të vazhdueshme dhe do të arrijmë në fund ashtu si edhe për fushat e tjera, edhe për këtë çështje të kemi idetë dhe synimet tona. Dhe këto ide dhe synime pastaj do t'jua bëjmë të qarta kur të vijë dita përpara zgjedhjeve, që të gjithë emigrantët ta dinë se çfarë do të bëj Partia Socialiste për emigrantët dhe pse emigrantët duhet ta votojnë Partinë Socialiste. Ne do ta kemi pjesë të programit tonë këtë çështje dhe do të ndërtojmë me siguri një strukturë të posaçme që do të merret me problemet e përgjithshme dhe të përveçme të emigrantëve. Ne do të synojmë që këtë probleme ti trajtojmë dhe ti zgjidhim.

Lideri socialist ka kërkuar pjesëmarrje aktive të emigrantëve në pjesën e programit të ri të PSSH që do të jetë për emigracionin. Takimi është në vazhdën e kontakteve që Partia Socialiste do të ketë, në kuadrin e përgatitjeve për hartimin e programit të ri të saj.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm