Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama ne Fushe-Bulqize e Gur i Bardhe: Kaperceni dasite partiake per nje Shqiperi te re

Të reja

Rama ne Fushe-Bulqize e Gur i Bardhe: Kaperceni dasite partiake per nje Shqiperi te re

23 Jun 2008    
Domosdoshmërinë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve që kanë hall të përbashkët, papunësinë, pamundësitë ekonomike, mungesën prodhimit bujqësor apo një arsimim jo të denjë, ka vënë në qendër të bashkëbisedimeve me banorët e komunave Fushë-Bulqizë dhe Gur i Bardhë, Kryetari i PSSH, Edi Rama, gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të “Dialogut me Shqipërinë.

Rama ka theksuar fort kapërcimin e mureve të paragjykimeve, të cilat i kanë ndarë shqiptarët në të majtë e në të djathtë.

“Për sa kohë do ta lini fatin tuaj në dorën e 5 gjelave në Tiranë, mos prisni të bëj vezë ndonjë pulë këtu. Prandaj ju them, lërini flamurët e partive, se nuk ia keni parë dhe nuk do t'ua shihni ndonjëherë hajrin. Lërini flamurët e partive, lërini dasitë, jo ne socialistët, jo ju demokratët. Merruni të gjithë së bashku, me detyrën që kemi, t'ju krijojmë këtyre fëmijëve kushte më të mira, t'ju krijojmë mundësinë të rriten normalisht, që nesër të mos jetë të detyruar të marrin arratinë.

“Dialogu me Shqipërinë gjatë këtij muaji është përqendruar në problemet që ka fshati. Edhe në Fushë-Bulqizë çmimet e larta të produkteve bujqësore dhe e të gjithë mekanikës që duhet për punën me tokën, kanë qenë në qendër të problematikave që kanë pohuar banorët e kësaj komune. Rama u shpreh se i gjithë ky dialog shërben pikërisht për të identifikuar së bashku problemet dhe rrugëdaljet.

Nga Fushëbulqiza, lideri socialist Edi Rama shkoi në një tjetër komunë, në Gur të bardhë. Në një takim spontan, Kryetari i PSSH-së, dëgjoi hallet dhe shqetësimet e banorëve, duke ju thënë më pas:

“Ne duam t'i japim fshatit një shans të ri, duam t'ju japim qytetarëve shqiptar, që jetojnë në fshat, një mundësi të re. Duam t'ju japim të rinjve të fshatit, një rrugë që nuk është ajo e arratisë nga tokat e të parëve, por që është rruga e punës në tokat e të parëve. Duam t'i japim njëri-tjetrit një energji të re, përmes nxitjes së energjive të prodhimit në fshat.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm