Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama ne Ulze, Komsi e Kutari: Jo vote me sy mbyllyr për flamujt e partive, por per programin

Të reja

Rama ne Ulze, Komsi e Kutari: Jo vote me sy mbyllyr për flamujt e partive, por per programin

19 Jun 2008    
Ne duhet të dalim nga llogoret e partive ku i kanë futur njerëzit, jo për t'u bërë të gjithë socialistë apo demokratë, por të qënë sy hapur. Për të mos votuar sy mbyllur, për të mos votuar për flamurin e partisë apo udhëheqës partie, por për të votuar për programin më të mirë dhe për njerëzit që e garantojnë atë program, së bashku me drejtuesin që mban premtimet. Kjo është të shkosh një hap përpara, të shkosh drejt së ardhmes, duke lënë pas politikën e vjetër të së shkuarës.

Kryetari i Partisë Socialiste gjatë Dialogut me Shqipërinë në Ulzë është pritur nga Kryetari i demokrat i komunës. Kryetari demokrat i komunës e shoqëroi kryesocialistin në kishën e ndërtuar nga vetë ai me kursimet e 11 viteve në emigracion. Gjatë bashkëbisedimit kryetari i komunës ka folur për një reformim të gjithë politikës në vend, duke u shprehur së pari për domosdoshmërinë e Partisë Demokratike. Më pas rrugëtimi i shefit të socialistëve ka vazhduar në komunat Komsi e Kutari.

Pjesë nga fjala e Kryetarit të PSSH, Edi Rama në takimet e zhvilluara me banorë të komunave, Ulzë, Komsi e Kutari:

“Ne duhet të ndërtojmë një politikë të re, të shkojmë përtej së majtës dhe së djathtës, t'i kapërcejmë kufijtë e partive. Ne duhet të dalim nga llogoret e partive ku i kanë futur njerëzit, jo për t'u bërë të gjithë socialistë apo demokratë, por të qënë sy hapur. Për të mos votuar sy mbyllur, për të mos votuar për flamurin e partisë apo udhëheqës partie, por për të votuar për programin më të mirë dhe për njerëzit që e garantojnë atë program, së bashku me drejtuesin që mban premtimet. Kjo është të shkosh një hap përpara, të shkosh drejt së ardhmes, duke lënë pas politikën e vjetër të së shkuarës, e cila na ka ndarë majtas e djathtas, ku ka bërë vetëm hyzmetin e interesave të një grushti njerëzish. Kjo është të lësh pas politikën e politikanëve, duke ndërtuar një politikë të qytetarëve, të njerëzve të angazhuar për të mirën e fshatit, qytetit, atdheut. Një politikë të njerëzve, që përpara se të jenë socialistë e demokratë, janë shqiptare dhe shqiptarë, janë njerëz të vetëdijshëm se dinjitetin tonë nuk mund ta marrë nëpër këmbë politika, dhe as politikanët. Besoj se shembulli i Ulzës, është një shembull i shkëlqyer, se si ne së bashku mund të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe se si politika mund të vihet në shërbim të njerëzve, të jetë për njerëzit. Dasitë dhe akuzat, janë në favorin e një grushti politikanësh.

Kjo nuk është e mirë e njerëzve, elektoratit, socialistëve apo demokratëve të thjeshtë e të ndershëm. Ky është kuptimi i madh i asaj që ndodh këtu, i asaj që duhet të jetë politika e re. Ne nuk na bashkon asgjë me kryeministrin dhe një tufë ministrash. Ata duhet të largohen. Por qëllimi ynë nuk është vetëm të zbresim nga kali disa ministra dhe të hipim ca të tjerë. Qëllimi ynë është t'i japim jetë një politike të re, një bashkimi të ri, mes socialistësh e demokratësh, të thjeshtë e të ndershëm, të jenë prindër që i detyrohen fëmijëve një qytet apo fshat më të mirë.

Duhet që politika t'i kthejë sytë nga hallet e njerëzve. Ajo që është më e rëndësishmja, është që njerëzit të votojnë për njeriun, të votojnë për programin, të votojnë për vetveten dhe jo për flamurin e partisë, sepse në emër të tij, janë bërë zullume të mëdhanë këtë vend. Është tërhequr prej hunde një popull i tërë në emër të flamurëve të partisë dhe gjithashtu njerëzit janë kthyer në ushtar, ku partia i çon në humnerë.

Së bashku mund të bëjmë realitet një bashkim të madh njerëzish që kërkojnë të jetojnë me dinjitet, pavarësisht se nëse janë socialistë dhe demokratë, kur kanë të përbashkët idealin e një Shqipëre të re.

Bashkëbisedimi i kryetarit socialistë me banorë të këtyre zonave ka vazhduar edhe në takime spontane ku gjendja e fshatit dhe problemet e zonave kanë qenë në qendër të diskutimeve.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm